Nipi i dëshmorit Tahir Meha, Albani, luan kundër Serbisë, në Beograd

Prishtinë, 9 tetor 2014 – “Më duhet vetëm një gjuajtje e lire. Do t’i shënoj gol Serbisë në Beograd”, ka deklaruar Alban Meha, reprezentuesi i kombëtares shqiptare para ndeshjes së 14 tetorit kundër Serbisë, në Beograd.

Ai ka premtuar se ndaj Serbisë do të jetë shumë më i fortë dhe lutet të krijohen gjuajtjet e lira, të cilat janë specialiteti i tij.

Për Albanin kjo është më shumë se sa një ndeshje e zakonshme. Për të është një mision historik që e kthen në kujtimet e së kaluarës.

Shumë gjurmë të familjes së tij të gjerë janë në luftën frontale përballë forcave të Serbisë, ku kanë rënë dëshmorë edhe anëtarë të familjes.

Në vitin 1981, një burrë nga Drenica, i quajtur Tahir Meha, e kishte tmerruar Serbinë. Pas rrethimit të kullës së tij, në Prekaz, ai nuk ishte dorëzuar, por kishte luftuar ballë për ballë me ushtarë e policë serbë, duke lënë të vrarë e të plagosur dhjetëra prej tyre, derisa ra dëshmor.

Alban Meha, pas sukseseve me klubin e tij, Paderbornin e Gjermanisë, në shtator të vitit 2012 u ftua në kombëtaren shqiptare. Ai kishte “po” pa u menduar dy herë, edhepse ishte ftuar edhe nga kombëtare tjera, transmeton Telegrafi.

Alban Meha deri tash ka shënaur 2 supergola me Shqipërinë. Ai vazhdon të shkëlqejë në ekipin e tij, I cili është ngjitur në Bundesliga 1.

B.S.

2 Responses to “Nipi i dëshmorit Tahir Meha, Albani, luan kundër Serbisë, në Beograd”

Read below or add a comment...

  1. petraq says:

    kam shume deshire qe kombetarja jone te fitoje ne ndeshjen e futbollit kunder serbise.kush ka shkruar kete shkrim me vjen shume keq.ndeshja nuk duhet politizuar.kohet ndryshojne.armiqesite snuhen,eshte nje ndeshje sportive te fitoje me i zoti rendesi ka te behet ndeshja.

    • bekim says:

      Njerzit e medhenj te kombit shihen vetem ateher kur jan ne mbrojtje dhe kultivimin e vlerave Kombetare Shqiptare,Zoti te bekoft Alban e te uroj te realizojsh enderen me serbin ndersa ti petraq nuk ke perjetuar gjenocidin serb e mund te flasesh cfar te duash.

Comment

*