Nis përgatitja për një (ri)organizim të diasporës në SHBA

Nga Beqir SINA
NEW YORK : Komuniteti shqiptaro-amerikan tashmë, duket se është mobilizuar dhe po (ri)- organizohet. Këtë e ka treguar më se miri, edhe një takim i mbajtur të shtunën, në lokalin e njohur të tubimeve të tilla, “Bruno Restorant”, me pronar veprimatrin e njohur Bruno Selimaj.
Udhëheqësi, i këtij takimi, Bruno Ceka, e hapi takimin me një fjalë rasti, duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, (Richard Lukaj, Haxhi Dauti, Martin Shkreli, Shpresa Xhaklli, Lumi Hadri, Bruno Selimaj, Harry Bajraktari, Ilir Fundo, Halil Mula, Gëzim Rushiti, Nick Markola, Ilir Rusi, Sulejman Çela, Uk Lushi, Martin Vulaj, Neim Ibrahimi dhe Mark Gjonaj).
Takimin e moderoi Bleron Baraliu.
E përshëndetën takimin Ambasadorja e Republikës së Kosovës, (në largim) Vlora Çitaku, Ambasadorja e Shqipërisë, në Washington, Floreta Faber – Luli, Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti, si dhe diplomati Frymëzim Isufaj – i cili deri tani ka shërbyer në Ambasadën e Kosovës në Uashington, por që thuhet se është emëruar Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju-Jork, duke zvendesuar Ambasadoren Teuta Sahatqija, tashmë Zv/Ministre e Jashtme e Kosovës.

Comment

*