Nis stërvitja ushtarake triditore “Biza 2” për certifikim të standardeve të NATO-s

“Stërvitja “Biza 2” është në interes të vlerësimit dhe certifikimit të nënreparteve të deklaruara në “NATO Pool of Forces”-njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Denion Ndrenika

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë filluan sot stërvitjen ushtarake “Biza 2”. Stërvitja zhvillohet prej datës 1 tetor deri në 3 tetor në territorin malor të Bizës së Martaneshit, marrin pjesë Kompania e Parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore, Togës EOD të Brigadës Logjistike dhe Grupi i Kontrollit të Lëvizjes (GKL).
“Nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, është zhvilluar një takim mbi masat e marra për organizimin, zhvillimin dhe mbështetjen e stërvitjes me trupa “Biza 2”, në interes të vlerësimit dhe certifikimit të nënreparteve të deklaruara në “NATO Pool of Forces”-njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Stërvitja “Biza-2” dhe certifikimi i saj do të kryhet në përputhje me sistemin e vlerësimit CREVAL, duke u bazuar në manualin “AFS volume VII,-CREVAL of Land HQ dhe unit”. “Në programet stërvitore do të gjejnë pasqyrim Direktiva e Stërvitjes DS 7-1, BiSC 75-3, STANAG dhe sistemit i vlerësimit SiVGI, për secilin nënrepart që do të vlerësohet”-thuhet në njoftim.
Kurse, Shefi i Shtabit të Përgjithëm të Forcave të Armatosura, Gjerenarl-Major Xhemal Gjunkshi tha se “stërvitja është kryefjala e përditshmërisë së Forcave të Armatosura, është çelësi i realizimit me sukses të misionit dhe detyrave të ngarkuara, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në kuadër të Aleancës”. Andaj Gjeneral-Major Gjunkshi kërkoi që procesi i planëzimit dhe i koordinimit të stërvitjes “Biza 2” “të realizohet konform procedurave dhe standardeve të NATO”-së.
Sipas Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral-Major Gjunkshit, strukturat e pjesëmarrëse në stërvitje janë të angazhuara në nivelin më të lartë kështu që theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe vlerësimin sa më objektiv nga ana e certifikuesve të Forcave të Armatosura.
Përpara stërvitjes, në takimin organizator, morën pjesë zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Berdo dhe gjeneral-brigade Piro Ahmetaj, të Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, komandanti i Brigadës Logjistike, gjeneralbrigade Syrja Gjoka, drejtorët e drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm si dhe përfaqësues të tjerë të ekipeve stërvitorë në “Biza 2”.

Comment

*

Current ye@r *