Nishani: “Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve”

Tiranë, 6 gusht 2018 – Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, është deklaruar indirekt rreth diskutimeve të fundit për korrigjimin e kufijve apo për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Nishani ka thënë se për ndryshim kufijsh nuk mund të vendosë vetëm Kosova, por duhet të vendosin të gjithë shqiptarët.

“Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti, por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës. Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova. Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve”, ka thënë Nishani.(r.m.)

Comment

*