Nishani: Me ndihmën e Zotit palët të gjejnë zgjidhjen për ta kaluar ngërçin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar nga Dropulli se palët politike me besimin dhe ndihmën e Zotit duhet të gjejnë zgjidhje, pasi ai ka dekratuar datën e zgjedhjeve.

I pyetur nga gazetarët se a do të ketë zgjedhje në 18 qershor, kreu i shtetit tha se “Presidenti e ka dekretuar datën”

Ndërsa në lidhje me ngërçin politik, Nishani u shpreh:

“Kisha, besimi dhe zoti na japin besim. Nga ky vend sot jam optimist se edhe politikanët do të orientohen me ndihmën e zotit me respekt për njëri -tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja”

Ndërkohë që PD ndodhet në ditën e 58 të protestës palët kanë hedhur hapin e parë për negociata. Burime të Ora News thanë se ditën e djeshme, dy negociatorët Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi kanë zhvilluar një takim.

Ndërkohë po dje mazhoranca tha se do të kërkojë ndihmën e  Partive Parlamentare Europiane për të negociuar mes pozitës dhe opozitës.

/Oranews.tv/

Comment

*