Nisin nga Shkodra dëgjesat publike për reformimin e arsimit në Shqipëri

Ka nisur nga Shkodra dëgjesa publike për reformimin e arsimin në Shqipëri, organizuar nga fondacioni për liri dhe demokraci dhe Konrad Adenauer. Për akademikët sistemi arsimor në vend është i lidhur domosdoshmërisht me zhvillimit ekonomik, ku një ekonomi e dobët ushtron presion duke mënjanuar zhvillimin e këtij sektori.

Sistemi arsimor në Shqipëri ka nevojë për një reformim të thellë. I këtij mendimi është akademiku Kolec Topalli i cili rendit edhe pikat ku duhet përqëndruar puna, për t’iu përshtatur praktikave më të mira europiane.

Kolec Topalli, akademik: Zhvillimet duhet të jenë paralele. Është i nevojshëm dhe zhvillimi ekonomik e social dhe njëkohësisht njëbashkëpunim me elementin shqiptar në Maqedoni, Mal të Zi dhe në mënyrë të vecantë me Kosovën.  Me programe paralele dhe tekste të përbashkëta.

I pranishëm në degjesën publike “Reforma e arsimit në Shqipëri” organizuar në Shkoder nga qendra shqiptare për qeverisjen e mirë, fondacioni për liri dhe demokraci dhe Konrad Adenauer, drejtuesi i departamentit për arsimin në Partinë Demokratike Luçiano Boçi duke u treguar kritik me politikat e ndjekura nga qeveria aktuale, shtoi se aspirata për tu bërë vend anëtar i Bashkimit Europian na dikton rregulla të reja edhe në këtë sektor.

Nisma ka për qëllim të promovojë programet politike dhe të marrë sugjerimet më të mira të ekspertëve të fushës, ndërsa të tilla degjesa do të zhvillohen në të gjithë vendin.

/Oranews.tv/

Comment

*