NISMA deklarohet përfundimisht për ratifikimin e Demarkacionit

Prishtinë, 21 shkurt 2018 – Kryesia e Nismës Socialdemokrate ka diskutuar sot  për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në Aneks -marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila është një ndër dy kushtet e fundit të BE-së për liberalizimine vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se tani është momenti i fundit për t’i dhënë epilog kësaj çështjeje, përmes votimit të saj në Parlament.

Nga mbledhja e sotme, Kryesia e Nismës Socialdemokrate u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro Projektligjit për Demarkacionin, duke theksuar se kjo është në interes të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Nesër, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës do të votojnë pro këtij projektligji. (r.m.)

Comment

*