Një aktivitet në New York për parandalimin e kancerit te gjirit

Organizata e gruas shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi”, të dielën e kaluar, në Central Park, në New York, iu bashkua ecjes së përvitshme “Breast Cancer Walk” që mbahet në cdo tetor e që ka për qëllim parandalimin e kancerit të gjirit.
Ky është viti i tretë që kjo organizatë, nën udhëheqjen e Presidentes Beti Beno Esq. i bashkohet një aktiviteti të tillë.
Qëllimi është për të sensibilizuar gratë shqiptaro-amerikane, që të jenë më të vëmendshme për mbrojtjen e tyre nga kjo sëmundje, që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të bëjnë kontrollimet e nevojshme për të të parandaluar këtë sëmundje. Për këtë e rendesishme është të bëhen kontrolle që të sigurohet diagnostifikimi i hershëm i kancerit te gjirit.
Aktivistet grumbulluan dhe mjete materiale, të cilat do të shërbejnë për kërkime e studime shkencore për kancerin e gjirit nga “American Cancer Society”.
Morën pjesë: Ambasadorja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija me bashëshortin, Dukagjin Sahatqija, Konsullja e Shqipërisë, Najada Sojli, Albana Bylykbashi, nga Konsulata e Kosovës, Dr. Zana Shita Dobroshi, Gena Bajrami (gazeta Illyria) Violeta Bitici me shoqen e saj, Silvia, aktivistet Alda Mosko, Eva Burnazi, Albana Konci, Loreta Stamo me bashkëshortin Agron Bezhanin dhe vajzën Fiona, Drita Shkurti etj.
(Illyria)

Comment

*