New York: Guvernatori Andrew Cuomo Qendrën Islame Kulturore Shqiptare (AICC)

Qendra Islame Kulturore Shqiptare (AICC) u nderua së fundi edhe nga guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo (Andrju Kuomo).
Një Çertifikatë e posaçme mbërriti në qendrën e njohur të komunitetit në Staten Island dhe fotografi me të u postuan në Facebook nga Imam Tahir Kukaj.
Kleriku shqiptar që është përfshirë në listën e 100 njerëzve më me ndikim në Staten Island, është edhe anëtar i grupit këshillues për çështje fetare të Zyrës së Guvernatorit të Nju Jorkut për Komunitetin e Besimtarëve.
Çertifikata nga guvernatori vjen me rastin e 20 vjetorit të Ditëve të Komunitetit në Staten Island. Këtë vit, veprimtaria tradicionale e Ditëve të Komunitetit filloi pikërisht nga Qendra Islame Kulturore Shqiptare (Albanian Islamic Cultural Center), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha grupet fetare e etnike të ishullit.
Siç u shpreh Imam Tahir Kukaj edhe për përfshirjen e tij në listën e 100 personaliteteve më të pushtetshme në Staten Island: “Lavdi Zotit për mirësitë e Tij, faleminderit Qendres Islame Kulturore Shqiptare, Komunitetit Shqiptar dhe Komunitetit Amerikan Musliman për përkrahjen e tyre të përhershme”, tha ai. “Dëshiroj të falenderoj dy figura të mëdha të Komunitetit tonë shqiptar, njëkohësisht themelues të QIKSH për përkrahjen e tyre maksimale, Dr. Dhulkarnein Vardar dhe Ferid Bedrolli”.
Andrew Cuomo ndërkohë po kandidon për një mandate të tretë si guvernator i shtetit të Nju Jorkut. (Ruben Avxhiu)

Comment

*