“Një Ditë Shqiptare në Uashington DC”

Ambasada e Shqipërisë, me rastin e Festës së Pavarësisë, më datë 28 nëntor 2017 organizon veprimtarinë: “Një Ditë Shqiptare në Uashington DC”

 

Ftohen të marrin pjesë të rinjtë shqiptarë që studiojnë në SHBA, të cilët kanë interes të prezantohen dhe njihen me institucione amerikane të cilat bashkëpunojnë me Republikën e Shqipërisë (Senati, Kongresi, Departamenti i Shtetit dhe një Think Tank).

Kjo mundësi i ofrohet studentëve shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë, ndër të cilët prioritet do t’iu jepet studentëve në nivel master dhe PhD. Programi ofron takime në nivele të larta, si dhe mundësi për të njohur më nga afër mënyrën e funksionimit të institucioneve amerikane, format e bashkëpunimit me qeverinë dhe shtetin shqiptar, zhvillimin e partneritetit mes dy vendeve, fushat e bashkëpunimit, rëndësinë që ka për Shqipërinë partneriteti me SHBA-në, etj.

Studentët e interesuar, brenda datës 3 nëntor 2017, duhet të dërgojnë në adresën [email protected] dokumentacionin e mëposhtëm:

Jetëshkrim (CV/Resume) të përditësuar.

Letër motivimi, jo më të gjatë se 300 fjalë.

Kandidatët e interesuar do të duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre që lidhen me ardhjen dhe qëndrimin në DC.

Ambasada do përzgjedh dhjetë studentë që mund të jenë pjesë e programit, të cilët do të njoftohen deri me datën 7 nëntor 2017.

Comment

*