Një jetë kushtuar arsimit Mysherefe Qerimi Sadullahu

Mësuesja Mysherefe Qerimi Sadullahu.

Nga Muhaedin Bela

Sot, 24 Janar 2019 në varrezat e Tearcës iu dha lamtumira e fundit, mësueses shembullore, veterans së arsimit shqip, Mysherefe Qerimi Sadullahu e cila ishte edhe  nënë, bashkëshorte, motër, hallë, teze, shoqe dhe gjyshe e mrekullueshme.

Në varrim morën pjesë të ardhur gati nga gjitha trojet shqipëtare Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria. Këtë ceromoni mortore edhe më me rëndësi e bënë fjalimet e nxënësve të SH.F. ”Kiril Pejcinovic” dhe Ambasadorit të RKS z. Gjergj Dedaj. Ambasadori Dedaj foli për punën e devotshme të mësimdhënësit të parë të gjinise femrore në këtë rajon kurse nxënësit u falënderuan për shembullin që ua la mësuesja Mysherefe dhe u betuan që do të vazhdojnë rrugën që ua trasoi ajo.

Mësuesja Mysherefe Qerimi Sadullahu u lind në Preshevë më 24 dhjetor 1937 ku mbaroi shkollën fillore e më pas vazhdoi në Shkollën normale “Liria” në Shkup që më vonë u emërua si “Zef Lush Marku”. Sic mbaroi mësimet në votrën e arsimit shqip ashtu u bë një pishtar i përkushtuar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Mësimet e para i dha në fshatin Rahovicë të Preshevës e më pastaj në shtator të vitit 1958 u martua në Tearcë afër Tetovës me mësuesin dhe patriotin Ferid Sadullahu, ku i kushtoi tërë jetën edukimit dhe arsimmit të gjeneratave të reja. Prandaj një nga nxënësit e dalluar Rean Saiti në rjetet sociale do të shkruaj: “…Ajo na mësoi gjithëçka. Shkrim-leximin, matematikën, natyrën, shoqërinë, edukimin. Por, mbi të gjitha – na mësoi të jemi njerëz. Prej saj mësuam se respekti dhe dashuria janë bazamenti i ciklit jetësor… Nuk e lëshoi rastin që me zërin e saj “qortues” edhe njëherë të më këshillojë ”Ta ruani e ta mbroni gjuhën shqipe, gjithëkund ku bukës i thonë bukë e ujit-ujë, veçanërisht ju të mediave”. Të falënderojmë për gjithçka Mësuesja Mysherefe…”

Kurse mësuesja Teuta Zllatku do të komentojë: ”Kur largohet nga jeta një mësimdhënës, shuhet një yll, ngushëllime u prehtë në paqë”

Me rëndësi të madhe është të përmendim se ishte një nga veteranët më të përkushtuar në punën e ndritëshme të asaj gjenerate, kursin për zhdukjen e analfabetizmit.

Ngushëllime familjes dhe gjithë dashamirëve të arsmit shqip. U prehtë në paqë mësuesja shembullore.


Comment

*