Një kamion i madh për pastrimin e Dibrës, dhuratë nga Nju Jorku

Një automjet i peshave të rënda për pastrimin dhe grumbullimin e pleherave nëpër qytet, thuhet se është bërë donacion për Komunën e Dibrës se Madhe, nga dibranët që jetojnë e punojnë prej vitesh në Nju Jork.

Donacioni është bërë nga Latif Cami dhe është nisur me anije për në Portin e Durrësit, nga ku do të trasportohet më pas për t’iu dhuruar kompanisë së grumbullimit të plehrave dhe pastrimit të rrugve të qytetit – “Standart” të Dibrës së Madhe.

Në një falenderim për këtë dhuratë të çmuar për pastrimin e qytetit te Dibrës së Madhe, ka shkruar me këtë rast edhe për dy dibranë të tjerë zotërinjtë Omer Cami dhe Mazllum Lleshi, që bëjnë një punë të shkelqyer, në një mesazh të tij në rrjetin social Facebook, Burim Bruno-Fida, teksa ka postuar edhe fotografitë e kamionit. (Beqir Sina)

Comment

*