Një kompani kanadeze e interesuar të investojë në miniera dhe minerale në Kosovë

Prishtinë, 26 mars 2017 – Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka treguar se një kompani kanadeze ka shprehur interesim për të investuar në Kosovës.

Bajrami ka thënë se kjo kompani ka shprehur interesim për të investuar në sektorin e minierave dhe mineraleve. Ajo ka thënë se kompanie duket serioze, prandaj ksërkesa e saj do të trajtohet konform Ligjit për Investime Strategjike.

“Kjo është një kompani kanadeze që ka në plan të investojë në miniera dhe minerale. Kjo kompani ka marrë licencë për eksplorim nga Komisioni për Miniera dhe Minerale. Kur kemi investitorë që me të vërtet janë serioz ne i vendosim dy apo tre veta nga stafi i KIESA (Agjencia e Kosovës për Promovimin e Bizneseve) për t’i shoqëruar ata në secilin institucion”, ka thënë ministrja Bajrami.

Ligji për Investime Strategjike, të cilit i referohet ministrja Bajrami,  është miratuar në tetor të vitit të kaluar, por ka hyrë në fuqi këtë vit, kur Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ky ligj nuk është në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të Kosovës, siç pretendonin deputetët e Listës Serbe që e kishin dërguar ligjin në Kushtetuese.

Por, zbatimi i këtij ligji është i pamundur pa miratimin e legjislacionit sekondar.

Kryetar i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, ka thënë se për zbatimin e këtij ligji është e nevohshme të nxirren disa akte nënligjore. Ai ka shfaqur shpresën se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do t’i hartojë këto akte nënligjore, në afat sa më të shpejtë. (r.m.)

Comment

*