Një kontribut i çmuar që nuk matet dot vetëm me paratë e investuara

 

 

 

 Ambasadori amerikan në Maqedoni viziton mjediset e kompanisë Ecolog dhe takohet me Presidentin Lazim Destani – largohet me mbresat më të thella

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, vizitoi të enjten në 27 qershor, mjediset e një prej kompanive më mëdha në botë që ka krijuar ndonjëherë ndonjë biznemen shqiptar, kompaninë Ecolog.
Gjatë kësaj vizite Ambasadori Paul Wohlers (Pol Uolers) pati mundësi që të njihej me aktivitetin e jashtëzakonshëm ndërkombëtar të kësaj kompanie si dhe u prit në një takim nga Presidenti i Ecolog-ut, Lazim Destani.
“Gjatë vizitës së tij këtu në ambientet e Ecolog-ut, patëm nderin që nëpërmjet prezantimeve tona ta njoftojmë Ambasadorin Uolers me aktivitetet, rrethanat dhe dimensionet e bizneseve që grupacioni ynë po zhvillon në nivel rajonal dhe global”, tha veç të tjerash në deklaratën e tij për këtë rasti Presidenti Destani.
Biznesmeni i shquar shqiptar, aktiviteti sipërmarrës i të cilit ka qenë jetik edhe për operacionet ushtarake të Ushtrisë Amerikane por edhe të NATO-s në disa vende të botës, ka zyra në të gjitha anët e globit në të cilat bën biznes, por ai mban një të tillë edhe në Maqedoni.
Për shqiptarët që në vitin 1999, panë me sytë e tyre sesi NATO ndërhyri ushtarakisht për të shpëtuar vëllezërit e motrat e tyre në Kosovë, veprimtaria e kompanisë Ecolog është një burim krenarie, një gëzim që një bashkatdhetar i tyre ka krijuar një bashkëpunim në këto nivele.
“Ushtria Amerikane si dhe Aleanca Veri-Atlantike janë ndër klientët tanë më të rëndësishëm që Ecolog me besueshmëri të lartë e të ndërsjellë i furnizon me shërbimet e veta në misionet e tyre paqësore në botë”, tha me rastin e vizitës së ambasadorit amerikan, Presidenti Destani.
Nga ana e tij, Ambasadori Wohlers e falenderoi publikisht zotin Destani “që ndau kaq shumë kohë nga orari i tij” për ta pritur.
Duke folur për vizitën në mjediset e kompanisë ai tha: “Është një operacion shumë mbresëlënës, edhe pse e di që Ecologu ne Maqedoni është vetëm një pjesë shumë e vogël e Ecolog-ut si kompani globale, dhe në fakt është shumë mbresëlënëse”.
Pas një bisede me një nga bashkëpunëtorët e Presidentit, prof. Abdylmenaf Bexheti dhe pas një turi e disa prezantimeve në mjediset e kompanisë Ecolog, Ambasadori Amerikan duket se kishte kapur thelbin e vizionit të kësaj sipërmarrjeje që tashmë është shtrirë në të gjithë botën.
“Unë gjithnjë kam thënë se shtetet dhe shoqëritë ecin përpara, kur kemi njerëz me vizion të cilët duan të zhvillojnë një produkt të ri ose një kompani, kudoqoftë ajo dhe kur njëkohësisht arrijnë sukses duke e zhvilluar një kompani, duke siguruar vende pune për mijëra njerëz si dhe duke e përmirësuar komunitetin dhe vet shtetin ku ata veprojnë dhe jetojnë”, tha për median ambasadori amerikan. “Ekolog-u dhe Z. Destani janë një shembull i shkëlqyer i këtij vizioni që kërkon të hapërojë përpara me qëllim që të zhvillojnë dhe prodhojnë gjëra të reja dhe me këtë ta bëjnë një shtet të dalluar”.
Duke theksuar praninë e kësaj kompanie aty ku ushtarët amerikanë përballen me nga disa prej sfidave më të mëdha të kohës, Ambasadori Wohlers shprehu kënaqësinë që shihte një kompani, “që punon për forcat amerikane anembanë botës, si në Kosovë, Irak apo Afganistan, e cila njëkohësisht siguron shërbime të cilat e mbajnë në jetë ushtrinë dhe e ndihmojnë atë që t’i kryejë detyrat e saja zyrtare në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Biznesmeni Destani diskutoi me Ambasadorin Wohlers për rolin e kompanisë Ecolog në ripërtëritjen dhe gjallërimin e ekonomisë në vend që po ndikon e do të ndikojë jo vetëm për shqiptarët e popullatën në vend, por edhe për mbarë rajonin. Ky nuk është një biznes që sjell vetëm vende pune e investime aq të nevojshme në një kohë si kjo. Ecolog sjell me vete siç u shpreh Presidenti Destani “standardet e larta që aplikojmë për ndërtimin dhe mbindërtimin e resurseve njerëzore si edhe të perceptimit modern të filozofisë së biznesit”. Ky është në thelb kontributi më i madh që mund t’i jepet një rajoni në zhvillim.
Vetë Ecolog me zgjerimin global që ka krijuar tashmë mund të hapte një prani të tillë kudo. Po zoti Destani ka zgjedhur Tetovën ndoshta edhe për mesazhin domethënës që rrënjët nuk harrohen kurrë sado lart që të ngjitesh. Nje shembull e ndoshta kushtrim për sa e sa shqiptarë të suksesshëm e të njohur në mbarë botën, ndihma e të cilëve mund të sillte ndryshime reale në këtë epokë kaq transformuese si kjo që përjetojnë sot shqiptarët dhe mbarë rajoni i Ballkanit.
(Ruben Avxhiu)

2 Responses to “Një kontribut i çmuar që nuk matet dot vetëm me paratë e investuara”

Read below or add a comment...

  1. Ragip Ramaj says:

    Lazim Desatni është një personalitet i respektuar i kombit shqiptar, i cili prej kohësh ka krijuar vlera që nuk i takojnë më vetëm atij, familjes e farefisit të tij, por mbarë kombit shqiptar. Ai me punën, vizionin dhe sukseset e tij, na nderon si komb dhe ngrit lart imazhin e shqiptarit në botë. Nëse Rilindja Kombëtare Shqiptare historisë sonë i dha figura të shquara kombëtare, edhe kjo kohë e kthesave historike për kombin shqiptar që po e jetojmë, historinë tonë po e pasuron me emra të denj. E njëri prej tyre pa dyshim do të ngelë edhe z. Lazim Destani.

  2. Emrush Qeku says:

    Lazim Destanin kush ma mir se une nuk e njeh sepse kam punu me te nje dekad te ky person ka gjithqka duke fillu prej patriotizmit atdhedashuris humanizmit qysh ne vitet e nedhjeta i madhi Lazim ja cjelli ne Gjermani familjen e Heroit te Kosoves Sali Qekut gjat luftes se Kosoves ndimoj shum familje Kosovare dhe strehoj ne familjen e ti Profesor Doktor Zenin Gjocaj me famile aktiviteti politik me kujtohet kur kishte ndeja ne Dyselldorf me te madhin Fadil Sylejmanin per Univerzitetin e Tetoves ku e kishte perkrahjen e plot nga Lazimi prandaj miku im ka vendin e merituar per Patriotizem dhe atdhedashuri

Comment

*