Një kritikë nga Kisha gjermane për misionet katolike kroate në Gjermani

“Qendrat shpirtërore nuk mund të përdoren për politikë ekstremiste nacionaliste”

 

Kisha Katolike Gjermane ka bërë një kritikë publike ndaj misioneve katolike të emigrantëve kroatë duke u kërkuar të mos përzjejnë punët e kishës me nacionalizëm e politikë.
Vikari i përgjithshëm i Peshkopatës së Mainz i bëri thirrje në veçanti priftit kroat Ivica Komadin që ta ndërpresë këtë praktikë, thuhet në gazetën gjermane, “Frankfurter Rundschau”.
“Misionet katolike kroate janë qendra shpirtërore dhe nuk duhet të përdoren për synime politike, sidomos kur bëhet fjalë për disa qendrime politike ekstreme”, thuhet në letrën e tij.
Ky nuk është incidenti i parë mes Kishës Katolike Gjermane dhe katolikëve kroatë në vend. Në fund të vitit të kaluar, dioqeza e Rotenburg-Shtutgardit ndaluan ceremonitë e përshpirtshme në misionet katolike kroate kushtuar gjeneralit kroat Sllobodan Praljak që vrau veten në Hagë, duke pirë helm ndërkohë që po i jepej dënimi si kriminel lufte.
Më poshtë është letra nga Ipeshkvia e Rotenburg-Shtutgartit, në 5 dhjetor 2017, që ndalon meshat kushtuar “të dënuarit si kriminel lufte Sllobodan Praljak”.
Çfarë mesazhi u jepet fëmijëve në këto misione, nëse adhurohet një i dënuar nga Haga? ankohej ishpeshkvia. (r.a./Illyria)

One Response to “Një kritikë nga Kisha gjermane për misionet katolike kroate në Gjermani”

Read below or add a comment...

  1. Eri Danaj says:

    Sehr geehrte Frau Bärbel Regenhardt,

    Ich bin Eri Danaj bin 21 Jahre jung und komme aus Albanien.
    Wie ich auf Ihre Anzeige kam über die Google Internetseite. Ich suche ein Job um in Deutschland mir mein Studium finanzieren zu können da ich in Albanien keine gute Chance hab Studieren zu können. Ich arbeite zur Zeit in einer Schneiderei Fabrik als Produktionsarbeiter an Maschinen und in einer Sekt Fabrik. Zurzeit lerne ich deutsch was bei uns im Land schon fast ein muss ist. Sage sie mir welche Unterlagen sie brauchen und ob ich eine Chance habe bei ihnen arbeiten zu können. Eine Wohnung hätte ich auch in Deutschland/Kirchweyhe bei Bremen dort wohnt eine Freundin die seit über 25 Jahren in deutschland wohnt.
    Ich hoffe um eine positive Antwort von Ihnen.

    Verzeihen sie mir bitte meine deutsche Rechtschreibung.

    Mit freundlichen Grüßen

    Eri Danaj

Comment

*