Një libër i çmuar në shërbim të Çështjes Kombëtare

Më gëzon pa masë botimi i këtij libri i zotërisë së nderuar Sali Bollati, një intelektual i shquar atdhetar, i lindur në trevën e dashur të Çamërisë, pjesë e pandarë e trungut tonë amtar, por, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit shqiptar, e shkëputur me dhunë nga shovinizmi evropian për interesat e shovinizmit grekomadh. Libri lexohet me një kërshëri të jashtëzakonshme.

Bindja ime e plotë është se ky libër, pa mëdyshjen më të vogël, mund të vlerësohet si një “Enciklopedi e Çështjes Kombëtare të Çamërisë”. Autori i nderuar ka folur me gjuhën e fakteve, duke kaluar në “skaner” fatin tragjik të Çamërisë, i cili është pasojë e Tradhtisë së Madhe ndaj Kombit, tradhëti kjo që u mbrujt me shumë kujdes nga tradhtari me damkë dhe mercenari i regjur i grekosllavizmit Enver Hoxha, dhe, po me të njëjtin kujdes, u trashëgua nga pasuesit e tij, po kaq tradhtarë, në periudhën pas ndërrimit të sistemit komunist me një sistem neokomunist, armik të betuar të Çështjes Kombëtare te Çamerise Shqiptare.

Autori e ka vënë shumë mirë në dukje se shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, në ushtrimin e terrorit gjakatar dhe në kryerjen e masakrave të natyrës së inkuizicionit mesjetar kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë;në Shqipëri, në periudhën e sundimit komunist, kanë pasur si aleate mbeshtetjen besnike udhëheqjen antikombëtare komuniste, me në krye tradhtarin e regjur Enver Hoxha, kurse në periudhën e neokomunizmit që vazhdon deri në ditët tona, si aleate po kaq besnike, kanë mbarë klasën politike, me në krye tradhtarët e dy partive kryesore politike, dy shërbëtore këto me nam në shërbim të Athinës dhe të Beogradit që gëzojnë përkrahjen tërësore të brukselizmit.

Mendoj se ky libër është i nivelit akademik dhe, siç e përmenda më lart, mbart vlera enciklopedike të jashtëzakonshme njohëse. Ky libër, në të njëjtën kohe,sherben edhe si nje shuplake e fuqishme kunder tradhetise se rende te bandes komuniste te kriminelit E.Hoxha, te bandes neokomuniste sot ne pushtet si edhe kundër historiografisë zyrtare komuniste dhe neokomuniste për qëndrimin tradhtar ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë.

Libri është një bilancë i krijimtarisë së pasur publicistike të autorit, i cili Çështjen Kombëtare të Çamërisë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë si yll karvani në formimin e vet të shkëlqyer si një intelektual nacionalist.

Artikujt e tij të shumtë, të botuar vite me radhë në faqet e internet it dhe ne shtypin ditor(kur lejohen nga pronaret), janë një kontribut i shquar në shërbim të Çështjes Kombëtare të Çamërisë. Atij i dridhet zemra dhe i ngjethet trupi nga skenat e llahtarshme të krimeve të egërsirave greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë, skena këto, të cilat, kur ishte fëmijë shtatë vjeç, i ka parë me sytë e vet se si ia vranë dhe ia masakruan egërsisht shtatë pjesëtarë të families se tij

Libri është një bilancë i krijimtarisë së pasur publicistike të autorit, i cili Çështjen Kombëtare të Çamërisë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë si yll karvani në formimin e vet të shkëlqyer si një intelektual nacionalist.

Artikujt e tij të shumtë, të botuar vite me radhë në faqet e internetit, ( dhe ne shtypin e dites kur lejohen nga pronaret);janë një kontribut i shquar në shërbim të Çështjes Kombëtare të Çamërisë. Atij i dridhet zemra dhe i ngjethet trupi nga skenat e llahtarshme të krimeve të egërsirave greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë, skena këto, të cilat, kur ishte fëmijë shtatë vjeç, i ka parë me sytë e vet se si ia vranë dhe ia masakruan egërsisht shtatë pjesëtarë të familjes së tij.

Ky libër me vlera të jashtëzakonshme njohëse hedh dritë në një mënyrë shumë të ndjeshme ndaj njërës prej tragjedive më të rënda që shovinizmi evropian i shkaktoi kombit shqiptar, me përkrahjen e gjithanshme që i dha shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke, në dëm të interesave tona kombëtare. Krimet e rënda të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë në vitet 1944-1945, të cilat u kryen nën vëzhgimin e ushtarakëve anglezë, ishin skena përmbyllëse të krimit të shovinizmit evropianoperëndimor, pas vendimit të gjëmshëm që ai mori në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913.

Pas leximit të këtij libri, lexuesi me formim të admirueshëm Atdhetar vjen në një përfundim fort domethënës: per ribashkimin e trojeve tona etnike, që nga Tivari deri në Artë e Prevezë

Mendoj se zotëria Sali Bollati, si një Atdhetar i kultivuar dhe si një përfaqësues me dinjitet të lartë i kombit shqiptar, duhet falënderuar përzemërsisht për këtë libër mjaft të pasur me informacion për njërën nga trevat e shquara dhe mjaft të dashura të trungut tonë amtar, siç është Çamëria, një strehë e vërtetë kjo e perëndive pellazgoilire.

Prof.dr. Eshref Ymeri

 

Me 16 tetor, Shoqata Çameria ne Tirane dhe PDIU organizuan ne hotel Tirana promovimin e librit “Çameria -Krahina me Jugore e Trojeve Etnike Shqiptare”, me autor z.Sali Bollati; nje nga te mbijetuarit e Genocidit shovinist grek ndaj Shqiptareve te Çamerise me 1944,sot me banim ne New York me pjesemarres te shumte nga te gjitha krahinat shqiptare

One Response to “Një libër i çmuar në shërbim të Çështjes Kombëtare”

Read below or add a comment...

  1. Sami Repishti Ph.D. says:

    Pergezimet e mia Z. Sali Bollati per kete kontribut te madh sqarimit dhe mbrojtjes se drejtes çameriote.
    Cdo germe, çdo fjale qe hjedh drite mbi kete problem te mbuluar paturpesisht per dekada te gjata duhet çmue dhe inkurajue.

Comment

*