Një përgjigje për të gjithë

Albana M Lifschin

Albana M Lifschin

Sot ne mengjes me paskan ardhur disa mesazhe,shoqeruar me attachment , nje artikull i fundit qe lajmeronte vdekjen e Ndue Melyshit, nje nga kundershtaret me te vendosur te pushtetit komunist pas clirimit( pas luftes, thuaj! me kane korigjuar,sepse ” per t’u cliruar, nuk jeni cliruar kurre!) I hedhur dy here nga CIA, si parashutist ate kohe.Ne foton qe shikoni, ne rreshtin e siperm Ndue Melyshi(vellai i gjyshit tim) eshte i treti ne te djathte- nje burre i pashem dhe i mprehte.Ka jetuar ne Buffalo, NY per gjithe jeten e tij. Ne atdhe eshte kthyer vone ku edhe vdiq ne moshen 111 vjec. Ne mes te ketij rreshti fotosh eshte babai i tij Gjon Melyshi-bajraktar i njohur i Mirdites, dhe ngjitur eshte djali tjeter i cili u pushkatua bashke me 13 te tjere te pafajshem, si hakmarrje pas vrasjes se Bardhok Bibes. Ka qene nje burre mjaft familjar dhe i paperzier me politikera. Kur e pushkatuan thirri nga gropa ku i kishin hedhur te 14-tet, “Me bini prape bre burra, se s’kam vdeke hala!
Ne rrjeshtin me poshte, ne mes, eshte im gjysh Nikoll
Melyshi i cili u kthye per te vdekur ne atdhe ne 1989, ne moshen 90 vjecare por qeveria e Ramiz Alise e ktheu mbrapsh si te padeshiruar, edhe pse qe babai i Pal Melyshit edhe pse nuk i kish lyer duart me gjak.Kur u kthye ne NYC u be me kancer ne pankreas dhe vdiq . Une pata mundesine ta percillja ne banesen e fundit. Ne funeral u takova per here te pare me vellain e gjyshit, Ndue Melyshin , zoteria qe vdiq pardje. Ne foto ne krah te djathte te gjyshit Nikoll, eshte i biri Gjon Melyshi (me syze),i cili ka banuar ne London Ontario, Canada, bisnesmen i madh, i vetebere milioner. Ne krahun tjeter te gjyshit ne foto eshte Pal Melyshi,i biri, ne moshe fare te re. Nena vellezerit dhe motra e Palit kane qene nga nje internim ne tjetrin qe pas lufte 1945-1957(pasi partizanet u dogjen kullen) 12 vjet plot. Por sa kohe qe ishte shpallur familje heroi, internimi as qe iu zu ne goje publikut shqiptar.
Ne rrjeshtin e fundit grate e shtepise ne malsi me te vegjeli. Fotografine e nxorra kete mengjes nga nje liber dokumentar,i botuar ne NY, i tim gjyshi. Cdo foto ka emrin e vet dhe karieren ne ate kohe Kjo eshte pergjigja per te gjithe ata qe me pyesin ” C’kam te bej une me te ndjerin?
Kalofshi nje jave te mbare!
P.S.Per me hollesisht mund te lexoni librin tim “Yjet nuk jane te kuq” dhe ditarin e nenes sime para se te vdiste me titull “Bota me nje sy”

Comment

*