Një person vritet në një lokal në një restorant në afërsi të Lipjanit

Prishtinë, 3 janar 2018 – Një person është vrarë të mërkurën, rreth 03;00 të mëngjesit, në një restorant në udhëkryqin Lipjan-Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin.

Viktima, Muhamet Osmani nga Mitrovica, 36 vjeç, ka vdekur nga plagët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, në orën 04:00 të mëngjesit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar për këtë vrasje është identifikuar dhe është vënë në kërkim. Policia ka bërë të ditur se shtëpia e të dyshuarit është kontrolluar dhe janë konfiskuar dy armë: një pushke e tipit M48, e cila ishte me leje, dhe një revole e tipit TT, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa hetuesit rajonalë janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin. (r.m.)

Comment

*