Një pritje e ngrohtë në Shtëpinë e Bardhë

Harry Bajraktari

Të mërkurën, më 31 jananr, së bashku me Lisa Milicaj, me ftesë të dy vëllezërëve me prejardhje nga Kosova, Ylli dhe Ylber Bajraktari, të cilët punojnë në poste të larta për Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, gjeneralin Herbert Raymond MCMaster pranë Presidentit Trump, u pritëm ngrohtësisht në Shtëpinë e Bardhë, ku për nder tonë ata shtruan një drekë, e cila kaloi në një atmosferë tejet të ngrohtë vëllazërore.

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme për ne, të shihnim dy të rinjë shqiptarë të cilët kanë arritur të punojnë në poste kaq të larta në Shtëpinë e Bardhë. Këta dy të rinj janë shembulli më i mirë se si shqiptarët po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e institucioneve më të larta amerikane.

Në Shtëpinë e Bardhë patëm rast të takojmë edhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, gjeneralin Herbert Raymond MCMaster pranë Presidentit Trump.

(Në fotografi, nga e majta: Ylber Bajraktari, Lisa Milicaj, Harry Bajraktari dhe Ylli Bajraktari, në Shtëpinë e Bardhë, Washington DC, 31 janar 2018)

Comment

*