Një program i ri dhe një qendër për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare

Njoftim per shtyp nga Qendra Rinore Shqiptare Connecticut

Qendra Rinore Shqiptare, Connecticut, ka kënaqësinë të shpallë hapjen zyrtare të programit të ri, një qendër unike kulturore dhe edukative për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Ceremonia e hapjes, është planifikuar të mbahet më 6 tetor 2017, në orën 19:00 në GR Art Gallery, shtëpinë e përkohshme të programit në adresën 1086 Long Ridge, Stamford, CT 06903. Programi është planifikuar të fillojë më 7 tetor 2017 9-14:00 me klasa të hapura për publikun dhe të vazhdojë çdo të shtunë.
Siç është diskutuar për vite me radhë, prindërit dhe të rinjtë e komunitetit në zonat e lower Fairfield dhe Westchester do të fillojnë një program për t’i mësuar gjeneratës së ardhshme gjuhën tonë të bukur e të lashtë shqipe, pasuar nga studimet sociale/historike, vallet tradicionale dhe aktivitetet sportive. Kjo është një mundësi për të rinjtë që të njihen me kulturën e tyre dhe të shoqërohen me të rinj të tjerë në komunitet.
Në varësi të kërkesës, pritet që të kemi klasa të nivelit fillestar, të mesëm, dhe të avancuar. Klasat do të jepen nga mësues të çertifikuar dhe artistë që kanë fituar çmime.
Qendra Rinore Shqiptare do të jetë organizata e parë në Shtetet e Bashkuara me një program të tillë të zhvilluar plotësisht. Kjo është bërë e mundur nëpërmjet ndihmës së mësuesve të dedikuar të gjuhës shqipe, Epos Dance Ensemble dhe Cedar Stars Soccer Academy në bashkëpunim me vullnetarë, organizata jofitimprurëse dhe biznese lokale.
Për më shumë informacion:

Website: www.albaniayouthcenter.org
Facebook: https://facebook.com/aycstamford/

Comment

*