Nje rregull i ri i propozuar në Emigracion

Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both për ju : Mos merrni asistencë publike nëse doni të fitoni green card-ën. Nëqoftëse e keni bërë në të kaluarën, verifikoni me seriozitet gjendjen juaj financiare nëse është përmirësuar, në mënyrë që të mos kërkoni më përfitime publike.

 

Më 22 shtator 2018, administrata e presidentit Tramp njoftoi për një rregull të propozuar që do të parandalonte emigrantët nga marrja e green card-ës (qëndrimi i ligjshëm i përhershëm në SHBA) nëqoftëse në të kaluarën ata kanë marrë nga shteti ndihma të llojeve të ndryshme si asistencë ushqimore, kujdes/trajtim/ shëndetësor, ose shërbime të tjera jetësore. Sipas regullit të propozuar, miliona emigrantë të cilët nuk kanë bërë asgjë të gabuar por thjesht kanë ndjekur rregullat mund të privohen nga ndjekja e ëndrrës amerikane. Rregulli i propozuar nuk është ende ligj dhe publikut do t’i jepet mundësia për ta parandaluar që të bëhet ligj duke bërë komente e dhënë mendime në kundërshtim me të, pasi propozimi të jetë publikuar zyrtarisht.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) kërkon të sigurohet që ata që duan të hyjnë dhe të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara përkohësisht ose përgjithmonë, janë në gjendje të mbështetesin veten e tyre financiarisht dhe nuk do të bëhen barrë publike. Një person i cili mbështetet në përfitimet publike konsiderohet “barrë publike”. DHS pohon se në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, ky konstatim ishte bazë e mjaftushme për refuzimin e pranimit të emigrantit në portet e hyrjes në SHBA. DHS mendon se rregulli i propozuar do të nxisë vetë-mbeshtetjen e emigrantëve.

Kriteret për përcaktimin e emigrantit si ”barrë publike”

DHS e përcakton papranueshmërinë e emigrantëve bazuar në gjasat e tij / saj/ për t’u bërë barrë publike në çdo kohë në të ardhmen. Rregullorja e propozuar e përcakton personin si “barrë publike” kur ai merr ndihma shtetërore mbi kufirin e lejuar , ose më shumë se disa periudha të përcaktuara kohore. DHS e merr atë vendim bazuar në faktorë të tillë si mosha, shëndeti, statusi i familjes, gjendja financiare, arsimi dhe aftësitë. Rregulli gjithashtu do t’i bënte emigrantët që marrin,ose që ka të ngjarë të marrin përfitime të tepruara publike( eksesive) të paligjshëm për ndryshimin e statusit dhe zgjatjen e qëndrimit (vizës)në këtë vend.

 

Përfitimet e përcaktuara publike

Përfitimet publike të propozuara në këtë rregull janë ndihma federale, shtetërore ose lokale. Ndihma e përkohshme për familjet në nevojë(TANF), të ardhura suplementare (SSI), ndihmë mjeksore (medicaid dhe medicare), tollona ushqimore (SNAP) kujdes afatgjatë me shpenzimet qeveritare, ndihma për pagesën e qerasë dhe strehimin Publik. Tre përfitimet e para të listuara më sipër janë përfitime në $ që mbulohen nga politika egzistuese.

Rregulli i propozuar nëse nuk zbatohet nga emigrantët do të rrezikojë mundësinë e atyre që duan ta bëjnë Amerikën një vendbanim të përhershëm. Ky rregull do të dobësonte ekonominë tonë duke krijuar pengesa arbitrare për fitimin e statusit të ligjshëm për ata që mund të kenë filluar rrugën e tyre drejt prosperitetit ekonomik.

Parë nga ky këndvështrim, rregulli do të zgjaste edhe më vonesat e përpunimit të rasteve të Emigracionit (USCIS) që tashmë ka arritur përmasat e krizës. Vonesat shkaktojnë humbje pune, zgjasin ndarjet e familjeve dhe kërcënojnë qëndrueshmërinë e bizneseve amerikane. Ky rregull do të vinte një barrë të madhe administrative në USCIS që do të përkeqësonte situatën.

 

Për azilantët dhe refugjatët

Sipas ligjit refugjatët dhe azilantët nuk konsiderohen si barrë publike, e ky rregull nuk ka të bëjë me ta. Gjithashtu DHS nuk do të konsiderojë si barrë publike emigrantët që shërbejnë në ushtrinë amerikane.

Ky rregull i propozuar paraqet edhe një përpjekje tjetër nga administrata Trump për të ndryshuar rrënjësisht sistemin tonë të emigracionit pa veprim nga Kongresi. Ne i bëjmë thirrje Kongresit që njëherë e përgjithmonë të kalojë legjislacionin mbi imigracionin që njeh rëndësinë e familjes dhe që lehtëson zhvillimin e komuniteteve të forta..

Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe veçanërisht emigrantët e rinj për t’i aftësuar për të kërkuar ndihmë në mënyrë të pavarur. I mirëpresim letrat tuaja në adresën e e-mail [email protected]

Comment

*