Një senatore, një kongresiste, klerikë e amerikanë të të gjitha feve, në Iftarin e shtruar nga shqiptarët në Waterbury

“Interfaith iftar dinner” bashkoi rreth tryezes se iftarit senatoren Joan Hartley, perfaqesuesen e kongresistes Elizabeth Esty, klerikë dhe shume amerikanë.

Senatorja Joan Hartley pershendeti Komunitetin Mysliman Shqiptaro Amerikan per punen e bere dhe kontributin qe jep ne dialogun nderfetar. Ajo vleresoi sakrificen e besimtareve gjate agjerimit si nje akt sublim adhurimi. Senatorja e shtetit te Connecticut premtoi se do te sjelle shume miq ne festivalin shqiptar i cili do te organizohet ne 21-22-23 Qershor ku komuniteti njihet me vlerat, kulturen dhe ushqimet shqiptare.

Rabbi Eric Polocoff cilesoi se agjerimi eshte pjese edhe e tradites hebreje. “Si mik i kahershem i ketij komuniteti, se bashku me Imam Gazin dhe Fathor Joseph do te vazhdojme aktivitetet nderfetare”, theksoi Rabbi Eric i cili njekohesisht ka nxitur edhe perhapjen e ekspozitave per “Besen e Shqiptareve” si vleresim i ndihmes se shqiptareve ndaj komunitetit Hebre gjate luftes se dyte boterore.

Father Joseph Donnelly gjate pershendetjes foli per domethenien e agjerimit ne Muajin e Ramazanit, sakrificen e bere nga besimtaret dhe solidaritetin e treguar gjate ketij muaji. Ai vleresoi komunitetin tonë, AAMC dhe bashkejetesen fetare mes shqiptareve. Father Joseph shpjegoi edhe mesazhet e harmonise nderfetare te dhena nepermjet filmimeve se bashku me Rabbi Eric dhe Imam Gazin.

Kryetari i AAMC Sali Barolli falenderoi te ftuarit dhe e cilesoi kete iftar si te rendesishem dhe domethenes per vete mesazhin qe jep komuniteti yne.

Imam Gazi pasi shpjegoi domethenien e agjerimit, Muajit te Ramazanit dhe reflektimit qe duhet te kete ne jeten shpirterore dhe kolektive, vleresoi tabllone e bashkejeteses e cila ne keto kohe percarjeje dhe paragjykimi eshte nje mesazh i bukur dhe domethenes per shoqerine. (Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan)

Comment

*