Një shqiptar në darkën e inaugurimit të Presidentit Bush, në 20 janar 1989

“Në këtë fotografi është i ndjeri vëllai im, Tomë Gjokaj, i cili ishte i ftuar special nga Komiteti për Inaugurimin Presidencial (“Presidential Inaugural Committee”) për të marrë pjesë në Darkën e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, George Helbert Walker Bush”.
Me këtë mesazh ka postuar në Facebook fotografinë e mësipërme, aktivisti i njohur Gjon Gjokaj.
Veprimtaria tradicionale në fjalë njihet edhe si Balloja Inauguruese Presidencial (“Presidential Inaugural Ball”), te mbajtur në Washington DC me 20 janar 1989.
“Në këtë eveniment të jashtëzakonshëm historik të Inagurimit të Predidentit G. Bush, veprimtari shqiptaro-amerikan Tomë Gjokaj kishte nderin dhe privilegjin e veçantë, që si shqiptar të ishte pjestar i kësaj darke tradicionale amerikane, ku muarën pjesë figurat më të shquara të politikës dhe kulturës amerikane”, shkruan Gjon Gjokaj në Facebook.
Tom Gjokaj u shqua në aradhën e shqiptaro-amerikanëve që u angazhuan në vitet 1980a për të ndihmuar kauzën shqiptare në SHBA. (r.a.)

Comment

*