Një takim me kongresistin Donavan në shtëpinë e Sal Rusit në Staten Island

Aktivisti dhe filantropisti Sal Rusi, këto ditë në shtëpinë e tij të bukur në Staten Island, New York, organizoi një takim fondmbledhës për kongresistin Dan Donavan, i vetmi kongresist nga Partia Republikane në New York. Në zgjedhjet e fundit në maj 2015, ai pati mbështetjen e presidentit Donald Trump.
Mernin pjesë aktivistë të komunitetit, të cilët për disa orë bashkëbiseduan me kongresistin Donavan për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Ballkan dhe për gjendjen ekonomike në Amerikë.
“Presidenti Trump po bën një punë të mrekullueshme”, tha kongresisti Donavan.
Shtëpia e aktivistit Sal Rusi viteve të fundit është për një vendtakim ku aktivistët shqiptaro – amerikanë takohen me figura të shquara të politikës amerikane si: presidenti Bill Clinton, ish sekretarja e Shtetit dhe senatorja Hillary Clinton etj. (Illyria)

Comment

*