Një takim i ngrohtë i shqiptarëve në Michigan me senatorin Gary Peters

SOUTHFIELD, MI – Senatori demokrat i Michigan-it, Gary Peters takoi këto ditë në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”në Southfiled, Michigan një grup aktivistësh shqiptaro – amerikanë me të cilët bisedoi për hapat e metejmë të bashkëpunimit në prag të ndërrimit të administratës amerikane në Washington.

Merrnin pjesë edhe famullitari i Kishës “Zoja Pajtore e shqiptarëve” don Ndue Gjergji dhe imami i qendrës Islamike Shqiptare në Michigan, Shuajb Gërguri.

“Senatori Gary Peters ka qenë dhe është një mik jo vetëm i shqiptarëve por i gjithë popullit të Michigan-it”, tha Ekrem Bardha, konusll nderi i Shqipërisë në Michigan me ndërmjetësimin e të cilit u organizua takimi.

Ai apeloi te komuniteti që të mbështesin senatorin në aktivitetin e tij në Senat.

Këtë vit në Senatin e Amerikës, senatori Peters themeloi “Albanian Caucus” (Kaukusi shqiptar – Grupi i interesave shqiptare) e para herë që aktivizohet një grup i tillë në Senat, i cili filloi punën me një takim me kryeministrin Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Washington.

Aktivistët e komunitetit e informuan senatorin Peters me gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Aktivistët i kërkuan senatorit Peters të bëjë një vizitë në Mal të Zi për t’u informuar me të drejtat e shqiptarëve atje.

Senatori Peters tha se do ta shikojë mundësinë e një vizite në Mal të Zi.

“Aktiviteti i shqiptaro – amerikanëvë për të ndihmuar vendlindjen është shumë i rëndësishëm. Ata kanë ndikim të madh në marrëdhëniet e Amerikës me shqiptarët në Ballkan”, tha senatori Peters dhe shtoi se shqiptarët kanë qenë dhe janë aleatë shumë të rëndësishëm të Amerikës. (Illyria)

gp3 gp2

Comment

*