Nje test i madh per shtetin e vogel

Haki Abazi

Ne nje udhekryq te zhvillimeve te brendshme, rajonale dhe perplasjeve gjeostrategjike globale, shtrohet pyetja nese ky shtet dhjete vjecar do te mund t’i perballoje nje stuhie te mundshme qe mund te vije ne tri drejtime.

  1. Perballja me veten do te jete sfida e pare dhe koha eshte e limituar, me qe nga drejtimet tjera mund te vijne se shpejti dhe te paparshikueshme per fuqine qe kane dhe demin qe mund te shkaktojne. Kjo perpabllje ka te beje me konsolidimin dhe marreveshjen per te perballuar tronditjet. E qarte qe me udheheqje qe kemi e qe, ne fakt, kane shume pak legjitimitet dhe kredibilitet dhe jane shume pak te pranuar nga brenda e shume me pak nga jashte. Mungesa e ketij legjitimiteti dhe eskivimet e rendit kushtetues radhazi kane bere qe vendi te mos merret seriozisht, te jete ne gjendje mjaft te brishte dhe jo vetem qe e ka te veshtire te perballoje kercnimet reale, por e ka te veshire te perballoje lekundjet dhe valet e perhapjes se polarizimit te metutjeshme te brendshem dhe lajmet e rrejshme. Gjuha eshte e ashper, veprimet jane te pamatura, gatishmeria per te “kalle plafin per nje plesht” jane indicie brengosese per nje situate kaq te paqendrushemme qe vetem se eshte realitet. Institucinet jane jashte dhe larg realtietit me qytetarin.
  2. Qellimi i fiqnjeve e sidoms pushtetit serb per ta shpallur Kosoven si vend jofunksional dhe duke perdorur propagande te fuqishme per mosnjohje, investim ne lajmet e rrejshme dhe gjithashtu duke blere kohe ne dialog per te prandaluar cfaredo zhvillimi pozitiv mund te kthehet ne format e kerncimeve provokuese te llojit te trenit apo, sic kane bere historikisht, duke orekestruar krime ndaj pjesetareve te minoritetit serb, sikur ai ne Peje para luftes apo ‘Monstra’ ne Maqedoni, per t’ua mveshur shqiptareve. Nje rrezik tjeter vjen nga akumulimi i lajmeve dhe studimeve gjysmake dhe te rrejshme qe vijne nga propaganda e makinerive te ndryshme nga rajoni por edhe nga me larg, perfshire edhe disa quazi studiues e kuazi hulumtues qe po propagojne nje imazh radikal te shqiptareve, sidmos atyre ne Kosove. Te paret per qellime meskine gjeostrategjike dhe, eventualisht, per te justfikuar ndonje intervenim apo per te shaktuar kaos me qellim per te rivendosur pozitat kontrolluese ne rajon, ndersa te dytet per perfitime qartazi personale dhe per t’u ndjere te rendesishem me cdo kusht. Te dy palet jane barsvlefshem te rrezikshem ne formen e tyre, por keta te dyte jane edhe me te keqinje, sepse jane shqiptare qe kane casje ne institucine dhe marrin informata qe mandej i manipulojne, duke i shitur ne forme projektesh per perfitime vetem per ta. Nuk eshte e rastesishme qe eshte bllokuar krijimi i ushtrise dhe me instrumente poltike eshte parandaluar bashkepunimi me NATO. Ky eshte tregim me vete, por veshtire i arsyetueshem me qe po behen 20 vjet pas luftes.
  3. Duke pare zhvillimet neper rajone te botes historikisht te perdorura si poligone konfliktesh rajonale, zhdukjen e pameshirshme te pasurise dhe thesarit kulturor boteror dhe miliona refugjate qe me vite te tera jane objekt i trajtimit cnjerzor, do te ishte naive te mos mendohet qe Ballkani qe po ashtu historikisht ka qene fushbeteje e interesave gjeopoltike te mos ndodhet prape ne nje kryqezim te Perendimit – Lindjes dhe aktoreve rajonale. Situata eshte mjaft e ngarkuar, polarizimi eshte i skajshem dhe duke qene se nje narrative stigmatizuese nga pika nr 2 e ketij shkrimi eshte ndertuar me shume insistim, ne rast te nje skenari konfliktesh, viktimat kryesore do te jene ata qe mund te konsiderohen si “antievropiane e antiamerikane” e pro dickaje tjeter. Dhe duke qene se administrata Amerikane eshte e zene me shume konflikte ne bote dhe me pasojat qe ato kane ne nivelin e perkrahjes se publikut amerikan, duhet pasur kujdes te shtuar qe te mos behet e pamundur qe ata te jene ne perkrahje te anes proevropiane te rajonit dhe ne menyre automaktike te perjashtojne mundesine e agazhimit te hershem dhe preventiv. Ne asnje menyre nuk duhet pranuar qe agjendat pozitive e ambicioze te integrimit ne Evrope dhe bashkimit te fuqive ne Ballkan per agjende pozitive dhe prosperuese ne vlerat evropiane t’u lihen ne dore dhe te behen pjese hesapeve qe historikisht e kane pergjakur rajonin me gjakun e atyre qe me pak kane qene te pergatitur ne aspektin ushtarak dhe me me pak unitet ne nivelin politik. Ata jemi ne, kurbanet e Ballkanit.

Edhe sikur asnjera nga keto tri raste te mos ndodhe, domosdoshmeria e pergatitjes dhe avancimit ne konsolidimin dhe unfikimin e qendrimeve dhe veprimeve brenda perbrenda territoreve eshte i domosdoshem per te mos lejuar qe te konsiderohemi kurban i rajonit edhe me tutje. Gjithashtu, duhet te ndertohen marredhenie strategjike dhe te ruhen me kujdes ne nivel rajoni, qe te mos shpallemi “delja e zeze” e rajonit qe nuk lejohet te ze hapsire ne ekonomine e rajonit dhe e treta partneriteti me boten perendimore nuk duhet ndertuar nga meshira dhe pranimi por nga marredhenia e barabarte e nje tregu funksional dhe bashkedyzim te interesave te bashkerenditura pa eksperimentuar ashtu sic u tentua para disa diteve. Ne cilindo rast eshte koha per ndermarrje dhe hapa te mencur dhe per nje gjenerate te paperlyer qe do te udhehqe vendin ne dekaden e dyte te ekzistences se vet. Kjo qe kemi tani eshte me afat te skaduar dhe me bisht nen dere.

Comment

*