Një tjetër oficer policie shqiptar, në kryeqytetin amerikan


Një tjetër polic shqiptaro-amerikan nisi shërbimin në Departamentin Metropolitan të Policisë, në Distriktin e Kolumbias (Metropolitan Police Department of the District of Columbia – MPDC).
Kevin Veizaj ka pёrfunduar studimet nё Akademinё e Policisё dhe pas diplomimit nisi shёrbimin nё radhёt e policisё nё kryeqytetin amerikan.Kevin nuk ёshtё i vetmi oficer policie nga trungu i familjes sё tij. Në fakt, ai vjen nga një familje oficerёsh. Xhaxhai, Helidon Veizaj ka qenë nëndrejtor qarku policie . Pёrvoja dhe trashёgimia janё mё tё hershme; Babai, Gjinal Veizaj, ka qenë oficer policie në repartin special të Briskut dhe ёshtё nga tё parёt oficerё tё policisё sё shtetit që emigruan nga Shqipëria për në Amerikë. Daja i Kevinit, një ish kampion i turnout të Dorezave të Arta të boksit, në Nju Jork (NYC Golden Gloves), i dhuroi, me këtë rast, një palë doreza me autograf, ku i uronte nipit suksese dhe që krahas punës të mbarojë gradën Master në Georgetown University.
Komuniteti shqiptar i uron Kevinit shёrbim tё sukseshёm dhe i dёshirojmë atij sukses nё detyrёn e re, nё shёrbim tё qytetarёve ameirkanё.
Elton Shametaj, oficer i policisё sё Nju Jork-ut,dhe aktivist i njohur pёr komunitetin shqiptar,tha se ndjehet i gёzuar qё po shtohen radhёt e policёve shqiptarё. Belis Kasafi dhe Agron Kaci, ne emër të organizatës së policёve amerikano-shqiptarë i urojnë sukses Kevinit dhe shpresojnë se ai do ta çojё mё tej traditёn familjare.
Po ashtu edhe organizata “American Albanian Law Enforcement Association” e uron oficerin e ri dhe i dёshiron atij mirёseardhjen nё radhёt e policisё. Tani numri i policëve shqiptarë në Amerikë është i ndjeshëm.
Komuniteti shqiptar mburret me policёt shqiptaro-amerikanё, tё cilёt kanё krijuar edhe shoqatat e tyre dhe ndjehen pranё komunitetit nga vijnё.

Comment

*