Një urim për kryeministrin e ri

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj:

Kam nderin dhe respektin, që në emrin tim personal, t’u uroj me plot kënaqësi zgjedhjen në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i bindur se me punën tuaj energjike gjatë mandatit katërvjeçar, do të sillni një zhvillim më të shpejtë ekonomk të Kosovës, një luftë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit dhe krimit të organisuar, një aktivitet të shtuar në thellimin e demokracisë dhe në realizimin e shumë punëve jetike që e presin Kosovën, ku qytetarët e saj të bëhen të besueshëm dhe të ndjehen të lumtur në vendin e tyre.
Kosova ka nevojë të ecë shumë më shpejtë në integrimet everopiane, në realizimin e vizave për qytetarët e saj, në krijimin e ushtrisë dhe inkuadrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, si vlerë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe forcimin e vazhdueshëm të miqësisë me SHBA.
Urime, shumë sukses!

Me respekt,

Harry Bajraktari
Kosovë, shtator 2017.

Comment

*