Njerëz që i humbëm gjatë vitit 2019

Nga Ruben Avxhiu

Një udhëtim i shpejtë përgjatë shkrimeve të botuara nga gazeta “Illyria”, në vitin 2019, më habiti për numrin dhe cilësinë e figura të shquara që janë shuar në këto 12 muaj.
Më poshtë do të rendis disa prej tyre me një nga tekstet e botuara për secalin në gazetën “Illyria”. Radha në këtë listë nuk dëshmon detyrimisht rëndësinë e tyre. Po ashtu jo të gjitha materialet e mëposhtëme janë medoemos përshkrimi më i mirë i punës dhe jetës së tyre.
Lista është shumë e larmishme e përfshin shqiptarë e joshqiptarë, nga fusha të ndryshme të jetës, me kontribute shumë të ndryshme. Ajo nuk mund të jetë e plotë dhe nëse shikoni dikë që nuk është përshirë mos nguroni të jepni kontributin tuaj duke postuar diçka në komentet poshtë shkrimit.
Lista synon vetëm që të ndezë përkujtimin e këtyre njerëzve për të cilët mund të mësoni apo të thoni më shumë këtu apo në burime të tjerë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre si dhe mirënjohja për atë që kanë bërë për të gjithë ne, e në disa raste për mbarë njerëzimin.
Lavdi!

 

Bishop Nikon

Shumë i Përndershmi Nikon, Kryepeshkop i Bostonit, New England-it dhe Kryepeshkopatës (ArkDioqezës) Shqiptare, ndërroi jetë në 1 shtator 2019, bën të ditur gazeta shqiptaro-amerikane, Illyria, në New York.
Kjo figurë e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan u lind në 1945, djalë i Evans J. dhe Helena P. Liolin. Vëllai i tij është një tjetër klerik i shquar shqiptaro-amerikan, At Arthur Liolin.

http://illyriapress.com/nderron-jete-kreu-i-kishes-ortodokse-shqiptare-ne-shba-kryepeshkop-nikonihttp://illyriapress.com/nderron-jete-kreu-i-kishes-ortodokse-shqiptare-ne-shba-kryepeshkop-nikoni/?fbclid=IwAR0I-h5al_N0nA5x3MMQOITsVJkj0b3ScF5zq9y8tStot1h88nyrp6CoQOg

 
 

William Broomfield


Vdiq në moshën 96-vjeçare, kongresisti Broomfield që theu mitin e “Jugosllavisë mike” në Kongresin Amerikan

Me ndërhyrjen e atdhetarit Ekrem Bardha dhe komunitetit shqiptar, ai organizoi seancën e famshme dëgjimore në vitin 1986 dhe ndërmjetësoi lirimin e Pjeter Ivezajt, një aktivisti shqiptar të burgosur për shkak të protstave të vitit 1981, në SHBA

http://illyriapress.com/vdiq-ne-moshen-96-vjecare-kongresisti-broomfield-qe-theu-mitin-e-jugosllavise-mike-ne-kongresin-amerikan/

 
 

Norman Gershman

Norman H. Gershman, fotografi që portretizoi shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit ka ndërruar jetë të hënën, në 10 qershor 2019, në shtëpinë e tij, në Coral Gables, Florida. Ai ishte 86 vjeç.
Norman Gershman pati një karrierë shumë të suksesshme në Wall Street, por do të mbahet mend më shumë për dashurinë dhe pasionin e tij për artin e fotografisë. Suksesi i tij më i madh ishte libri dhe filmi “Besa” që përshkruajnë disa nga heronjtë shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore. Lajmin e vdekjes e ka bërë të ditur gazeta shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York.
http://illyriapress.com/lamtumire-norman-gershman/

 
 

Wilfried Fiedler


Sapo mora kumtin e papritur: ka ndërruar jetë Wilfried Fiedler! Ende nuk i di rrethanat, supozoj se do të ketë ndodhur në Berlin, ku ishte kthyer të jetonte qysh prej këtij viti albanologu i racës, një nga të mëdhenjtë e historisë së kësaj shkence. Jo më larg se në qershor të këtij viti, derisa po bënim përurimin e veprës së tij të madhe Vergleichende Grammatik der Balkansprachen (Gramatikë e krahasuar e gjuhëve të Ballkanit) në mjediset e institutit ballkanistik të Akademisë Austriake të Shkencave të botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, ende i gjallë dhe me mendje shumë të kthjellët po më fliste për va­zh­dimin e punës së madhe për këtë gramatikë, e që ishte vëllimi II për sistemin emëror. Në planet e tij dhe në parashikimet tona në Akademi vepra do të kryhej në dy vitet në vijim dhe do të botohej sërish tek ASHAK-u, ku kishte qenë shumë i kënaqur me botimet e mëparme.
http://illyriapress.com/i-madhi-i-tradites-albanologjike-gjermane/
 
 

Radoslav Katičić

Në Vjenë më 10 gusht 2019 ka ndërruar jetë Radoslav Katičić, një ndër kroatologët dhe ilirologët më të shquar të botës: Në një vepër monumentale të tij rëndësi të veçantë i ka kushtuar gjuhëve paleoballkanike, sidomos të ilirishtës dhe në këtë kontekst edhe gjuhës shqipe për të konstatuar se shqipja rrjedh nga ilirishtja…!
http://illyriapress.com/nje-humbje-e-pakthyeshme-e-madheshtise-se-vertete/

 
 

Hans-Joachim Lanksch

Hans-Joachim Lanksch, përkthyes i letërsisë shqipe në gjermanisht

Hans-Joachim Lanksch lindi në vitin 1943 në Braunschëeig (RFGJ) dhe qysh në rini u shpërngul në Mynih, ku studioi në fushat e filologjisë ballkanike, sllavistikës, kulturës popullore dhe albanologjisë. Studimi i thelluar i gjuhës shqipe, i kulturës dhe letërsisë shqiptare u përftua natyrshëm falë njohjes dhe miqësisë me prof. Martin Camajn, i cili drejtonte atëbotë degën e albanologjisë në universitetin elitar “Ludwig-Maximilian”
http://illyriapress.com/vdiq-hans-joachim-lanksch-perkthyes-i-letersise-shqipe-ne-gjermanisht/

 
 

Sami Kulla

Një prej kontribuesve kryesorë të komunitetit tonë, në Waterbury. I lindur në Zemblak të Korçës më 15 Mars 1933, ai u vendos në Waterbury, në 1969. Samiu ishte i apasionuar pas çështjes Kombëtare dhe u bë pjesë aktive e veprimtarive të komunitetit. Ai ishte bujar dhe nuk kurseu asgjë për çështjen Kombëtare.
http://illyriapress.com/nderroi-jete-sami-kulla-nje-prej-kontribuesve-kryesore-te-komunitetit-tone/

 
 

Gjoni Athanas

Shuhet Gjoni Athanas, një nga ikonat e operas shqiptare
I jepet lamtumira e fundit, në Boston
http://illyriapress.com/i-jepet-lamtumira-e-fundit-ne-boston-kengetarit-te-shquar-lirik-gjoni-athanas/
 
 

Nick Toches

Nick Tosches, autor i shquar biografish, gazetar, romancier dhe poet, me origjinë arbëreshe vdiq në 20 tetor, në Manhattan, tre ditë përpara se të mbushte 70-vjeç.
http://illyriapress.com/vdiq-ne-manhattan-autori-i-shquar-me-origjine-arbereshe-nick-tosches/
 
 

Idriz Ajeti

Akademik Idriz Ajeti vdiq të mërkurën në Prishtinë, në moshën 102 vjeçare.
http://illyriapress.com/kreret-e-shtetit-e-vleresojne-lart-figuren-dhe-vepren-e-idriz-ajetit/

 
 
Dr. Skënder Gashi

Ndërroi jetë Dr Skënder Gashi, profesor shumëvjeçar në Universitetin e Vjenës
http://illyriapress.com/nderroi-jete-dr-skender-gashi-profesor-shumevjecar-ne-universitetin-e-vjenes/

 
 
Më poshtë vijon një listë gjithësesi e paplotë emrash të tjerë figurash nga fusha të ndryshme të jetës, të cilët mbyllën sytë përgjithmonë gjatë vitit 2019.

Luigj (Louis) Zanga

Ndërroi jetë Luigj (Louis) Zanga – “Nderi i Kombit”

Richard Lugar

Ndërroi jetë ish-senatori republikan Richard Lugar, përkrahës i Kosovës

Agim Musta

Agim Musta, ish i burgosuri politik që sfidoi diktaturën komuniste në Shqipëri!

Rexhep HOXHA (1929 – 2019)

Rexhep HOXHA (1929 – 2019)

Kiço Blushi

Shuhet shkrimtari e skenaristi shqiptar Kiço Blushi

Albert Rohan

Vdiq diplomati austriak Albert Rohan

Bajram Rrustem Mehmetaj

Ndërron jetë veterani i arsimit dhe i UÇK-së – Familja hap të pame në Yonkers, New York

Efterpi Skendi (Pasko)

Shuhet bashkëshortja e Mitrush Kutelit

Elijah Cummings

Vdiq ligjvënësi veteran Elijah Cummings

Jacques Chirac

Jacques Chirac, miku i Rugovës dhe i popullit të Kosovës

Arzana Kraja

Vdiq në moshë të re regjisorja kosovare Arzana Kraja

Zarife Hasanaj

I jepet lamtumira ”Dëshmores së Atdheut”, Zarife Hasanaj

Alajdin Demiri

Ndahet nga jeta Alajdin Demiri

Toni Morrison

Vdes Toni Morrison, fituese e Çmimit Nobel për Letërsi

Harold Bloom

Ndërron jetë kritiku e teoricieni amerikan i letërsisë Harold Bloom

Comment

*