Njerezit e kujt arrestojnë në Kosovë?

Naim Maloku

Duke i lexuar deklarimet e liderve Kosovar,

Presidenti: “….kam qene i informuar gjate operacionit….arrestimi dhe deportimi i papranueshem…jemi shtet demokratik….kerkohet pergjegjesi….”

Kryeministri: “… nuk kam qene fare ne dijeni, do te marr masa …shkarkon parevokueshem Ministrin e PB dhe Drejtorin e AKI-se…”! A ka Kosova Kryeminister dhe çfare eshte roli i Tij?

Kryetari i Kuvendit: “… shkova ne aeroport per t’i liruar por nuk i gjeta aty sepse veç i kishin deportuar…”!! Kjo i bije, njeri te arreston, tjetri mund te te liroje… ndonje tjeter edhe te myte krejt!! S’ka Prokuror dhe Prokurori me vendim te te cilave arrestohesh apo Gjykatë me vendim te se ciles lirohesh!

Deputeti Muharrem Nitaj: “…ne kete ngjarje nuk jane te involvuar njerezit e Ramushit…”! Njerezit e kujt pra arrestojne ne Shtetin tone, te quajtur Kosove? A ben me e dite une se njerezit e kujt mund te me arrestojne ne shtetin tim? A ka ky vend Qeveri e cila i mbron qytetaret e vet qe “njerez” te kush e di te kujt te mos i arrestojne – kidnapojne – vrasin?

Zv. ministri Burim Ramadani: “… do t’i shkojme deri ne fund PUÇIT brendainstitucional…” E forte kjo! Kjo po i bjen q ne shtetin tim, Kosoven, eshte bere puç ndërinstitucional, pra me Polici dhe AKI! Po, Zoti na ruajt, me pasë Kosova ushtri?… Sa puçet do të beheshin brenda nje viti?… Po me ba e me u largua KFORI nga ky vend?…

Deputeti Gani Dreshaj: “… mos ki çka mej ba gomarit e mëshoj samarit…” Sigurisht e ka per shkarkimin e ministrit dhe shefit te AKI-se! A ben me na tregu se kush qenka GOMARI ketu dhe pse mos me i ra atij, pra gomarit? Pse te mbrohet, ne kete rast, gomari?

Ministri Sefaj: “…kerkoj sqarim nga Kryeministri…”! Kryeministri e shkarkon”parevokueshem” e ky nuk i bindet por kerkon sqarim! … S’e leshon fotelen!

Ehe nje sqarim per veten time: Nuk me interesojne Gyleni dhe as Erdogani. Per ata qe nuk e dine, Erdogani dhe Gyleni kane qene ne nje parti (ne partine e Gylenit). Gyleni eshte ai i cili e ka ngrite ne Kryeminister Erdoganin. Nje MOLLE jane. Eshte lufte per pushtet brenda Turqise.

Per Shtetin tim, Kosoven, e kam fjalen, sepse po thuhet qe njeni nga 6 te deportuarit ka qene me nenshtetesi te Kosoves, pra shtetas si une dhe si 1.8 milion banore te ketij shteti.

Kush me mbron mua dhe te drejtat e mia qytetare?

 

(Autori, me profesion oficer i karrierës,  ka qenë një nga komandantët e UÇK-së, gjatë luftës në Kosovë. Pas luftës ka qenë anëtar i strukturave drejtuese të AAK-së dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës. Prej disa vjetësh ai është larguar nga jeta politike. Ky shkrim është postuar nga autori, në profilin e tij në Facebook)

Comment

*