Nju Jork: Pelegrinazhi i 43-të përkujtimor i vdekjes së Gjeneral Abaz Kupit

Ish- Organizata Kombetare Levizja e Legalitetit (OKLL), sot, Partia Levizja e Legalitetit (PLL), në mërgim, në marrëveshje me familjen Kupi, organizoi veprimtarinë

 

Nga Beqir Sina

Kew Gradens Queens – NY: Pelegrinazhi i përvjetshëm, i cili po mbahet tash 43-vjet me radhë në Queens – Nju Jork, në fillim të javës së dytë të janarit, më 12 Janar, në përkujtim të simbolit të rezistencës kombëtare, gjeneral Abaz Kupit, këtë vit u përkujtua edhe me një tubim të mbajtur në sallën mortore, të varrezave qytetare “Maple Grove Cementry”, në Keë Gradens(Queens), vendit ku është varrit i tij dhe disa pariotve të tjer.

Edhe kësaj radhe ka qenë ish- Organizata Kombetare Levizja e Legalitetit(OKLL), sot, Partia Levizja e Legalitetit(PLL), në mërgim, në marrëveshje me familjen Kupi, që e organizoje atë ç’ka këtu në Nju Jork, njifet si pelegrinazhi e përvjetëshëm – kur mblidhen te varri i gjeneralit Abaz Kupi, së bashku me veteran të Legalitetit, anëtarët të familjes Kupi, miq e dashamire të kësaj figure kombëtare.

Dhjetra veta edhe kësaj radhe u bën së bashku për të përkujtuar 43 – vjetorin, e vdekjes se heroit tonë kombëtar, burrit që në krye të trupave të Mbrettit Zog, bëri rezitencën parë historike, anti fashiste ndaj pushtuesve, duke i zbardhur në këtë mënyrë faqen Shqipërisë, më 7 prill 1939.

Ata me këtë veprimtari dyzetetrevejcare, si patriot dhe atdhetar arritën të mbajnë gjallë ndenjat nacionaliste, dhe të vënë ne pahë vlerat e mëdha dhe meritat e Kupit, në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit italian. Ata vlerësuan dhe i bënë nderime figurës së këtij tribuni të nacionalizmit shqiptarë, të cilin regjimi i Tiranës e atemoi dhe mohoi me pa të drejtë, ashtu siç veproi me shumë figura të nacionalizmit shqiptare, për më se gjysmë shekulli nën sundimin sllavo komunist.

Kjo përkujtimore u hap me intonimin e hymneve të dy vendeve Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë

Më pas me një minutë heshtje, nën/kryetari i legalitetit Ahmet Hoti, tha se me këtë rast do të doja që të gjithë nderojmë Abaz Kupin, dhe të gjithë ata të rënët e kombit shqiptar: ” Ndaj ju ftoi të gjithëve, që me një minute heshtje, të perjetësojmë edhe një herë lavdinë e nderin e tyre kombëtar” tha Hoti i cili edhe drejtojë këtë përkujtimore.

Kryetari i degës së Legalitetit, për SHBA, z Hakik Mena, duke folur për figurën e gjeneral Abaz Kupit, tha se “Jemi mbledhur të kujtojmë 43 – vjetorin e vdekjes së gjeneral Abaz Kupit, si çdo pervejtor, ditën kur u nda nga jeta, simboli i rezitencës të Prillit 1939, kundër pushtuesve fashistë, kundërshtarit të robërisë së re komuniste, që sundojë në më se 50 – vjet gjithë kombin shqiptarë. Pra, jemi mbledhur të kujtojmë e nderojmë veprën e paharruar të luftëtarit, trim e besnik, të idelave Mbreterore, Abaz Kupit”, tha ai.

Ndrec Gjergji një veteran i diasporës, mbrëtëror e legalist tha se ne nme këtë pelegrinazh të përvjetshëm poderojmë këtë burrë të madh të kombit shqiptar, dhee se : “Për 43 vjet duke nderuar atë në nderojmë veten tonë – sepse, kështu veprohet vetëm për burrat e medhenjë kur ata ndahen nga jeta- Dhe i tillë ishte Abaz Kupi, sa ishte gjallë duke na dhënë të gjithëve ne një mësim të paharrueshem si shqiptar, patriot e atdhetar – Ndërsa, kur vdiq ai u bë frymëzim për të gjithë patriotët e atdhetarët, të cilët u mblodhën në këtë vend ta kujtojnë me shumë respekt për 43 vjet me radhë më këtë janar”.

Hakik Mena, Kreu i legalistëve, në SHBA, duke folur për gazetën tonë kujtojë se kjo është një traditë e bukur, për të kujtuar figurën më të spiktatur të patriotizmit shqiptar në SHBA, e mbajtur për 43 vjet me radhë për Gjeneral Abaz Kupin, nga patriotët atdhetarët, mbretërorët, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe natyrisht familja e nderuar Kupi.

Në shenjë respekti dhe nderimi për këtë figurë të madhe shqiptare, ne së bashku me Familjen Kupi, për afro tre dekada prej se kur erdhëm në Amerikë, po ndjekim rrugën e të parëve tanë, duke organizuar së bashku me familjen Kupi, këtë pelegrinazh për cdo vjet :

“Mbretëror, legalistë dhe patriot e atdhetar, tha ai, për çdo vjet jo vetëm se nderojëm si një mbretëror të flakët, atdhetar e patriot, por e nderojmë edhe si një figurë mbarë kombëtare – Mbasi Abaz Kupi, ishte ai që më luftën e tij, skarficën sublime ja zbardhi faqen , familjes Kupi, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve’- Ose sic do të thoshte një luftëtar çek i pasluftës së Dytë Botërore :“ Se do të kishim shumë respekt e nder, që të kishim edhe ne çekët një patriot e atdhetar kaq të flakët, sa e kan shqiptarët Abaz Kupin, për kombin shqiptar”.

Për kreun e legalistëve në SHBA dhe Kanada, figura e Abaz Kupit, ka qënë gjatë gjithë kohës por në veçanti për brezin e ri nacionalist, një figurë jashtëzakonisht frymëzuese e cila tha ai na ka mbajtur gjallë dhe na frymëzon dhe duhet të jetë si një shëmbull frymëzimi për të gjithë shqiptarët : “Abaz Kupi, ka treguar si duhet atdheu si luftohet e mbrohet atdheu dhe si duhet të jesh besnik ndaj atdheut tëndë . Abaz Kupi është një figurë frymëzuese që i duhet më shumë sot rinisë e cila ka shumë dificenca ndah frymës patriotike, atdhedashurisë dhe mbrojtjes së vendit të tyre”.

Drejtuesi i kësaj veprimtarie Ahmet Hoti, i cili është edhe nën/kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit dega e saj këtu në SHBA, pohojë se ashtu si cdo vit edhe këtë përvjetor legjenda e nacionalizmit shqiptar Abaz Kupi, do të përkujtohet nga Familja Kupi – pinjollët së legjendës nacionaliste, Partia “Lëvizja e Legalitetit” ish Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit – Dega e SHBA-së, së bashku me komunitetin shqiptar, entet fetare dhe politike, mbretërorët shqiptarë, anëtarët e partisë “Levizja e Legalitetit”, miqtë dhe dashamirët e familjes Kupi në përkujtimoren e përvitshme në përkujtim të njërës prej figurave më të spikatuara të lëvizjes sonë kombëtare për çlirimin e Shqipërisë dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe të gjitha trojve etnike – për apostulatin e Mbretit Zog : “Për një Shqipëri Etnike”.
“Ne së bashku me ju mblidhemi këtu te varri i Gjeneral Abaz Kupit, në varrezat Maple Grove Cemetery, në Keë Gardens, për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së udhëheqësit të nacionalizmit shqiptar, burrit që, në krye të trupave të Mbretit Zog, i zbardhi faqen Shqipërisë më 7 Prillin e 1939, dhe themeluesit të Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit, besnikut të Mbretit Zog”, tha, zoti Ahmet Hoti.

Fatmir Keshi pinjolli i një familje patriote nga Ishmi – Krujë, i ardhur enkas në këtë përkujtiomore për të nderuar kujtimin e paharrur të Abaz Kupit, mbasi u prezantua nga Gjergj Ndreca, nga foltorja tha se ishte i nderuar që po merrte pjesë në këtë përkujtimore, që fal familjes së nderuar Kupi, mbretërorëve, legalistëve dhe patriotve e mbajtën gjallë dhe e vazhdojnë këtë traditë të bukur në komunitetin shqiptar.

“është nder dhe krenari jo vetëm për mua, por për cilndo që ka rastin të marrë pjesë në një përkujtimore të tillë, ku kujtohet ky burr i madh i kombit tonë : “Luftëtarit të pa epur për atdhe, për liri e dinjitet kombëtar. Abaz Kupi, është një nga simbolet më të veçanta shqiptare, njeriu i Besës, Trimëris, Burrëris dhe drejtësisë Kanunore Shqiptare, por njëkohësisht dhe simbol i luftëtarit të vendosur të krhainës , atdheut të tij dhe popullit të tij. Abaz Kupi i shqua si një komandit i zoti, nacionalist i pa epur, largëpamës, por edhe si një politikan e strateg kombëtar.Dhe, si një diplomat i asaj kohe i ragnut të parë në ato momente të vështria, që kalojë vendi ynë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Qysh në rininë e tij ai u bë flamurtar i të drejtave të popullit të tij,dhe falë zgjuarsisë, trimërisë dhe atdhedashurisë, ai arrin të bëhet shumë shpejt tribunë dhe udhëheqës i popullit krutan, sa që në atë moshë në “Luftën e Mbrojtjes së Shkodrës”, i besohet udhëheqja e luftëtarve krutanë në mbrojtjen e Shkodrës, nga hordhit serbo malazeze. Dhe, qysh nga ai moment dhe deri sa mbylli syt më 9 Janar 1976 në Kuins – Nju Jork, këtu ku ne sot po e përkujtojmë me nderime të mëdha , Abaz Kupi, arriti të bëhet kontributor i madh duke iu bashkëngjitur patriotve e atdehtarve më të mëdhenjë të kombit shqiptar në mërgim.

Shkëlqimi, dhe madheshtia e tij, janë 7 Prilli 1939, kur ai u bë simbol i qëndresës antifashiste shqiptare, atdhedashurisë dhe patriotizmit, duke i dhënë Shqipërisë, e futur vendin tonë si pjesë e nderuar e histrorisë në luftën kundra fashizmit – okupimin e vendit tonë nga Italia fashiste. Ndërsa, në mërgim me arratisjen e tij në botën e lirë, ai së bashku me patriotët e tjerë, luftojë për unifikimin e shqiptarëve, për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, dhe liritë e të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, me moton apostull “Prë një Shqipëri etnike”. Ndërkohë që si në/Kryetar i organizatës “Shqipëria e Lirë”, me në krye të madhin Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi i qëndrojë besnik atdheut të tij kombit shqiptar deri në vdekje “, tha Fatmir Keshi.

Muharrem Hudunishti – Xhudo ish i përndjekur poliitik që kaloi dekada në burgjet e diktaturës komuniste dhe familja e tij e u përndoq egërsisht në Shqipëri, tha se janë ato vlerat e mëdha të kryetrimit, burrit të meçur e besnik të atdheut e mbretit Zog, që na mbledhin edhe këtë vit ashtu si për çdo vjet në këtë vend për të përkujtuar atë vdekje natyrale që rifreskon kujtesën tonë – ashtu si edhe ai e meriton Gjenral Abaz Kupi:

“ Për jetën dhe heroizmat e tij shumë dimensionale të asaj kohe, të cilat do të mbeten përjetësisht të gjalla dhe të pavdekshme, Abaz Kupi, duhet thënë se qysh në “djep” u përkund me këngët e legjendeva dhe patriotizmit, këngët për të moçmit atdhetar dhe karakterin e tij prej nga adolishenca e tij. Kur fati im më kishte rezervuar dhe privuar nga liria atje në Shqipërinë komuniste duke më burgosur në burgjet e tmerrshme të Enver Hoxhës, Spaçit, Mirditë, së bashku me disa bashkëvuajtës të mi nga Kruja e rrethe të ndryshme të Shqipërisë, që tregonin me krenari historit e vërteta rreth figurës së Abaz Kupit. Aqsa figura e tij për ne në burgjet e komunizmit, por edhe atyre patriotve dhe atdhedashësve që ishin në kampet e interrnimit e të përndjekur politikishit ishte bërë aq frymëzuese dhe shpresë e lirisë e demokracisë dhe frymëzim kundra diktaturës sllavo – komuniste, që ai dhe patriotët e tjerë na e lanë si një dritë të ndezuar në zemrat tona për liri e demokraci”.

Kryetari Vatrës Dritan Mishto i cili përcolli përshëndetjen e vatrës, duke përkujtuar Abaz Kupin, tha se ne e kujtojmë këtë datë, të largimit të tij nga kjo jet, së bashku shumë gjëra të përbashkëta mes Vatrës dhe legalistëve. Të gjithë atyre që nuk jan më mes nesh por edhe atyre të gjallëve që për më se pesë dekada, u bënë edhe vatranë me dëshirën e vullnetin e mirë që të gjallërojnë Vatrën.

“Abaz Kupi – na bënë të gjithëve krenar sot, u shpreh Mishto, sepse ai ishte pushka e parë, ishte lëvizja e parë nacionaliste që e futi Shqipërinë në krahun e fitimtarëve atë të kualicionit të Luftës së Dytë Botërore (Boshtin Perendimor, SHBA dhe Anglinë). Prandaj, ne duhet që veprën e Abaz Kupit, t’ja trashëgojmë ashtu të pastër dhe burimore, dhe tua tregojmë atyre që do të vinë mbas nesh. Ne vimë këtu për çdo vit së bashku me shumë shqiptarë, por edhe ata që nuk kan mundësi të vinë të shprehim në forma të ndryshme respektin tonë për veprën e Abaz Kupit.”

Kryetari i vatrës zoti Mishto, me këtë rast hodhi edhe idenë e ngritjes së Fondacionit “Abaz Kupi” : “Me qëllim që të rinjtë që studiojnë histrorinë e Shqipërisë, dhe t’a institutializojmë sa më shumë veprën e Abaz Kupit – duhet të ngrihet nëj Fondacion me emërin e Abaz Kupit. Kjo mendojë tha ai do të na bënte jo vetëm ne, por edhe të rinjët shumë krenar, duke mësuar edhe më shumë për figura të tilla të kombit tonë, sidomos këtu në diasporë -SHBA.”

Haxhi Dauti duke përshëndetur tubimin në përkujtim të 43 vjetorit të vdekjes së Abaz Kupit, e quajti nder për atë që në emërë të Këshillit Shqiptar Amerikan, si themelues dhe udheheqes i saj – për afro tre dekada, të përshëndes këtë tubim përkujtimor, tha ai kushtuar kësaj figure të madhe të kombit tonë, e cila luftojë dhe sakrifikojë deri në vdekje për një Shqipëri të lirë e demokratike dhe një Kosovë të pavarur deri në bashkimin e të gjitha trojeve tona etnike, lirite e te drejtat e shqiptarve.

“Njëhereshit, më duhet të përgëzojë ju mbretërorët , legalistat dhe familjen Kupi, për organizimin e këtëij tubimi dhe mbajtjen gjallë për kaq vite të kësaj ngjarje të paharrueshme, që na bën bashk të gjithë të vimë e të nderojmë, përkulemi me respekt përpara kësaj figure të madhe të kombit tonë”.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre ! Zoti i bekoftë shqiptarët Zoti i bekoftë SHBA, tha Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan z. Haxhi Dauti

43- vjetorin e vdekjes se Gjeneral Abaz Kupit, në emër familjes Kupi, e përshendeti nipi i tij, Sokol Kupi. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve me këto fjalë: “Ju faleminderojmë! perzemërsisht për këtë pjesmarrje dhe respekt e nder që tregoni për cdo përvjetor, të vdekjes së njeriut tonë Abaz Kupit. Ky është një nder dhe respekt për të gjithë kombin shqiptarë, pasi edhe ai vetë pati vetëm një ëndërr dhe dëshire\ë, qe u realizua jo e gjitha, kur ai dhe bashkeluftëtarët e tij, janë në amëshim, dhe Kosova është e lirë dhe e Pavarur dhe ka shtetin e saj, Shqipëria me demokraci dhe çeshtja shqiptare ka avancuar, por, pa u zgjidhur dere në fund kur të bashkohen të gjitha trojet shqiptare në Shqipërinë Etnike. Ato ishin ideale dhe ëndrra në përputhje të plot me ato të kombti shqiptarë, me ato ideale dhe ëndrra që u flijuan edhe mijra heronjë të tjerë.” tha nipi i Abaz Kupit, i biri i Fatbardh Kupit, Sokoli.

Pelegrinazhi i përmotëshëm u mbyll me ritualin vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule të fresketa te varri i Abaz Kupit, me pjesemrrajen e anëtarëve të familjes Kupi, Gjergji, Dani dhe miq e të afërm të familjes Kupi, lider e veprimtar të komunistetit dhe një fotografi të përbashkët te varri i Abaz Kupit.

 

Comment

*