Nominimi i “Home” për çmimin “Bafta”, sukses për kinematografinë kosovare

Londër, 11 janar 2017 – Një kthesë historike e radhës u shënua për kinematografinë e vendit të martën, kur Akademia Britanike e Filmit dhe e Arteve Televizive publikoi listën me nominimet për çmime, në të cilën për të parën herë u përfshi edhe një film i bashkëprodhuar me Kosovën.

Nominimi për “Bafta” i filmit që fatin e refugjatëve e shtjellon në një pikëpamje universale, u bë suksesi i tretë më i madh i kinematografisë kosovare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky niminim vjen më pak më shumë se dy muaj pasi ky film u nominua për çmimin “European Film Award” dhe një viti pas nonimimit të filmit “Shok” për çmimin “Oscar”. (r.m.)

Comment

*