Nuk luhet me simbolet tona kombëtare – ato janë të shenjta!

Sadik Elshani

Kryeministri i Shqiperise shperfill, perdhos simbolet tona kombetare

Keto dite u njoftua ne shtypin shqiptar per nje postim te z. Luan Rama ne Facebook ku ai me te drejte e ngrinte shqetesimin e tij per perdhosjen qe z. Edi Rama, kryeministri i Shqiperise u kishte bere simboleve tona kombetare. Dhe pas ketij njoftimi nuk u degjua me asnje fjale, thua se nuk kishte ndodhur asgje, thua se kjo eshte nje imtesi per te cilen askush nuk duhet ta çaje koken. Kryeministri i Shqiperise e ka deformuar shqiponjen tone, stemen e Republikes se Shqiperise. Ne te gjitha ambasadat shqiptare ishte vendosur nje shqiponje e bardhe, qe me teper i ngjante nje shqiponje bizantine, nje pulebardhe sesa shqiponjes sone. Pas ca ditesh kjo shqiponje eshte hequr nga ambasadat shqiptare dhe eshte zevendesuar me shqiponjen e flamurit tone, ndoshta pas reagimit te z. Luan Rama. Por ne faqen zyrtare te Kryeministrise dhe te gjitha ministrive ende qendron stema e Republikes se Shqiperise me shqiponjen e deformuar me ngjyre te perhimte (gri). Ndersa perkrenarja e Skenderbeut, po ashtu ngjyre gri, eshte vendosur ne anen e majte dhe jo ne anen e djathte, siç eshte e percaktuar me ligj. Ndoshta z. Rama mendon se pasi ai dhe partia e tij jane te orientimit te majte, atehere edhe perkrenarja e Skenderbeut duhet te vendoset ne profil majtas. Kjo me kujton vendimin e nje demagogu, populisti, diktatori marksist te nje shteti te Amerikes Latine, i cili e ka ndryshuar levizjen standarde te akrepave te ores: nga e majta ne te djathte, ne drejtimin e kundert: nga e djathta ne te majte.

 

Simbolet tona kombetare jane te shenjta

Ne Shqiperi, si ne te gjitha vendet e tjera te botes, simbolet: pamja, forma dhe perdorimi i tyre eshte i percaktuar ne kushtetute dhe eshte i rregulluar me ligj. Neni 14 (pikat 1 – 5) i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise i percakton qarte gjuhen zyrtare, simbolet dhe festat kombetare te Shqiperise. Ndersa keto simbole dhe perdorimi i tyre rregullohen ne hollesi me Ligjin Nr. 8926: “Per formen dhe permasat e Flamurit Kombetar, permbajtjen e Himnit Kombetar, formen dhe permasen e stems dhe menyren e perdorimit te tyre”. Dhe ja si e percakton ky ligj stemen e Republikes se Shqiperise (Neni 7, Pika 1):

“Stema e Republikës se Shqipërisë është simbol shtetëror. Ajo paraqet një shqyt, me ngjyre te kuqe gjaku, me një shqiponje ne qendër, te njëjtë me shqiponjën e flamurit kombëtar te Republikës se Shqipërisë. Ne krye te shqytit, me ngjyre te arte, është vendosur përkrenarja e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, ne profil djathtas. Përmasat e shqytit janë ne raportin 1 me 1, 5 njësi”.  Po ashtu, ky ligj e percakton edhe perdorimin e kesaj steme (Neni 8, Pika 2):

“Stema e Republikës se Shqipërisë vendoset ne vulat e institucioneve shtetërore, ne aktet e tyre zyrtare, mbi emërtimin zyrtar te institucioneve shtetërore dhe ne çdo akt tjetër, qe institucioni shtetëror u drejton te tretëve. Stema e Republikës se Shqipërisë përdoret si shenje identifikimi ne mjetet e punës se institucionit shtetëror dhe ne mjediset e punës”. Pra, shihet qarte se stema e Republikes se Shqiperise e percaktuar me ligj dhe ajo qe perdor z. Rama jane krejtesisht te ndryshme. Kjo shpreh, shpalos arrogancen, mosrespektimin, mosperfilljen e simboleve tona kombetare, kushtetutes, ligjit, nga kryeministri i Shqiperise. Keto jane vetem maja e ajsbergut, simptomet e nje shoqerie, qeverie, shteti te semure. Kur kreu i qeverise nuk e respekton kushtetuten, ligjin, atehere çka pritet nga te tjeret?! Nuk thone kote: Peshku qelbet ne koke. Shqiperia per nje kohe shume te gjate eshte duke vuajtur nga keqqeverisja, ndersa shoqerine shqiptare e ka kapluar nje krize e thelle morale. Simbolet kombetare jane leternjoftimi, identiteti i nje kombi, shteti.Per shqiptaret nuk ka simbol me te shenjte se flamuri yne: Eshte flamuri qe na la Skenderbeu; eshte ky flamur qe i mban se bashku popollin dhe trojet tona padrejtesisht te ndara. Per te gjithe shqiptaret, por sidomos per ata qe mbeten jashte kufijve londineze, ky flamur eshte vete Shqiperia. Per kete flamur shume shqiptare te Kosove dhe trojeve tjera shqiptare ne ish Jugosllavi jane burgosur e jane vrare. Prandaj, askush, qofte ai edhe kryeministri i Shqiperise, nuk duhet lejuar qe ta perdhose ate! Dhe habia me e madhe eshte se shqiptaret, institucionet tona, perfshire ketu edhe dy Akademite e Shkencore, heshtin, thua se nuk eshte duke ndodhur asgje.Po ashtu, dite me pare veprimet e kryeministrit te Shqiperise, zotit Rama, lidhur me emerimin e ministrit per Europen dhe Puneve te Jashtme te Shqiperise ngjallen reagime te shumta ne shtypin shqiptar dhe ne ligjerimin publik. Dhe pikerisht per kandidatin z. Cakaj, por edhe per menyren sesi u krye ky proces. Edhe ne kete rast Kryeministri u tall me shtetin, kushtetuten. Per kete me heret e kam bere nje shkrim (“Qeverisje arrogante – tallje me shtetin, kushtetuten” – Illyria, 30 janar, 2019), prandaj nuk ka nevoje qe te zgjaem me shume per kete çeshtje.

 

28 Nentori nen hijen e 29 Nentorit

Meqenese ne kete shkrim po perqendrohemi per keqperdorimin, shperfilljen, perdhosjen e simboleve tona kombetare e shteterore, duhet theksuar se edhe Festa jone Kombetare, Dita e Flamurit, 28 Nentori ka disa dhjetevjeçare, pikerisht, qe nga ardhja e sistemit komunist, ka mbetur nen hijen e 29 Nentorit (edhe pas renjes se komunizmit, kur ne pushtet jane socialistet). Edhe kete Dite te Madhe, Dite te Shenjte, Kryeministri eshte duke e shperfille. Vertet, ai shkon me 28 nentor ne Vlore, veshur me dimia apo shallvare, per te vene nje kurore ne varrin e Ismail Qemalit, por me 29 nentor ai e “kalle” Tiranen me nje koncert madheshtor (Nata e Bardhe), duke e lene keshtu 28 Nentorin nen hijen e 29 Nentorit. Ne historine shumeshekullore te kombit tone nuk date me te shenjte se 28 Nentori, qe shenon kthimin e Skenderbeut ne Kruje (1443) dhe Shpalljen e Pvaresise se Shqiperise ne Vlore. Edhe me kete rast Kushtetuta e Shqiperise (Neni 14, Pika 5) eshte e qarte: “Festa Kombetare e Republikes se Shqiperise eshte Dita e Flamurit, 28 Nentori”. Nuk ka nje Feste te dyte Kombetare, nje dite me te madhe.

Shpesh ne Kuvendin e Shqiperise, qe duhet te jete nje tempull i shenjte i demokracise dhe bashkekuvendimit tone kombetar, Kryeministri perdor gjuhe jodinjitoze, duke i fyer,duke i perqeshur deputetet, veprime qe nuk i bejne nder te parit te qeverise se nje vendi. (Edhe sjellja e disa deputeteve eshte e papranueshme, por kjo eshte nje teme tjeter qe meriton nje shtjellim me te hollesishem e me kritik).

Zoti Kryeminister i Shqiperise, respektoni simbolet tona kombetare e shteterore, sepse ato jane te shenjta per te gjithe shqiptaret!

Philadelphia, 24 shkurt, 2019

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Comment

*