Nuk u perçanë nga fyerjet dhe mashtrimet, nuk do të ndahen as nga lëvdatat hipokrite

Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Ata qe deri dje kane qene kunder bashkimit kombetar se nuk i shihnin dot shqiptaret e Kosoves me sy, tani kane dale me metoden tjeter, qe ju kosovaret jeni teper te mire per t’u perzjere me ne vulgun e Shqiperise.
Domethene jam kunder bashkimit jo se nuk i dua kosovaret po se nuk jam ne nivelin e tyre.
Menyra me e bukur per t’i debuar duke u bere levdata.
Kjo nuk eshte ndonje habi. Shumica e ketyre qe kane filluar te flasin me kete gjuhe jane po ata filoserbe, te cilet ne vitet 90, jepnin alarmin sesa te tmerrshem jane kosovaret.
Tani, qe kufiri pothuajse nuk eshte me dhe populli nga te dy anet e kufirit u njohen me njeri-tjerin dhe dashakeqesve e paragjykuesve antikombetare te Shqiperise iu mbeti pa pune mjeti i frikesimit, ka filluar kenga tjeter.
Ne fakt, muzika e Kosoves me e mire eshte bere ne vitet me te hershme, atehere kur ende nuk meritonte respekt nga disa “elitare” te Tiranes. Shkrimtaret me te mire kane qene ne ate kohe.
Mirepo, “dashuria” e rigjetur po vjen tani. Sidomos pas disa lajmeve per sportiste te Kosoves qe nuk do te perfaqesojne me flamurin kuqezi. Kjo me shume se cdo gje tjeter ka entuziasmuar antikosovaret e pandreqshem te Shqiperise londineze qe urrejne idene e bashkimit kombetar.
Ky shperthim sentimenti nuk u vjen nga dashuria per tjetrin, po nga deshira per t’ua nxitur largimin. Pavaresia e Kosoves nuk eshte automatikisht kunder bashkimit kombetar. Madje ne nje fare menyre eshte nje faze e ndermjetme e pashmangshme. Po kjo ndarje politike nuk ka sjelle ndarje kulturore e ekonomike perkundrazi shqiptaret po jetojne me shume bashke se kurre ndonjehere dhe kur nuk u percane nga fyerjet dhe thashethemet, sigurisht qe nuk do te ndahen nga levdatat hipokrite.
E verteta eshte se shqiptaret andej e kendej kufirit jane shume te ngjashem me njeri-tjetrin. Kane te meta dhe te mira, kane probleme dhe avantazhe.
Ajo qe duhet te mbetet e papranueshme eshte prirja per te gjykuar njerezit ne grup. “Kosovaret”, “shqiptaret andej” etj.
Ka njerez te mrekullueshem e maskarejt, heronj e kriminele, ne cdo qytet, fshat e krahine.
Nese i do me zemer njerezit e cdo qyteti, apo zone, qofte edhe ne shkalle te gjere si Kosova, apo Malesia e Madhe etj. Atehere, nuk ka nevoje t’i lavderosh kot ne grup. Vleresojua dhe jepu force njerezve qe e meritojne dhe qe i ndihmojne, denojua dhe denoncojua ata qe u bejne keq e i turperojne.
Akoma nuk eshte shpikur ai kufi shteteror qe te mund te ndaje njerezit e talentuar nga te pazotet, te mencurit nga budalljente e te sinqertet nga hipokritet.
Se jemi te gjithe ta paperkryer, andej e kendej kufijve, se kemi te bukurat dhe te shemtuarat, se jemi kemi endrra e zemra te thyera nga historia, me trastat te mbushura me keqkuptime dhe paragjykime, keto te gjitha e bejne me te bukur procesin e ribashkimit kombetar, ne mos si projekt politik, si nje nga ngjarjet me te medha kulturore, ekonomike e sociale te Ballkanit modern.
Nuk e di se sa ia vlejne rastet personale por gati 25 vjet me pare, me shume kishim shqiptare te Kosoves ne shoqerine tone ne Tirane, sesa te Shqiperise. Po nuk ishte se u takua “shqiptari” me “kosovarin” dhe lidhen miqesi, po se u takuan njerez, ne moshe te re, ne udhekryqe te jetes, pa paragjykime e ndjenja superioriteti apo inferioriteti. Sikur ajo mikrobota jone anakronike te sherbente si model i shoqerise se neserme panshqiptare, ky do te ishte nje komb me te vertete fatlum.

Comment

*