“Nusja kosovare”, foto e ditës në “National Geographic”

Fotografia e Nita Zeqirit është përzgjedhur nga revista prestigjioze “National Geographic”, për veçantinë dhe mesazhin që përçon ajo te publiku.

 

Prishtinë, 14 dhjetor 2014 – Fotografia “Nusja” nga Kosova, e realizuar nga Nita Zeqiri, është zgjedhur Foto e Ditës nga revista prestigjioze “National Geographic”.

Fotografia pasqyron një traditë të vjetër mbi një mijë vjeçare që është përcjellë brez pas brezi, deri në ditët e sotme, në fshatin Lubinjë e Poshtme, në zonën e Zhupës së Prizrenit, raporton KultPlus.

Siç përshkruan “National Geographic” sot, kjo traditë është në prag të zhdukjes, pasi vetëm një zonjë 65-vjeçare vazhdon përgatitjen e nuseve të reja sipas traditave të tyre.

Fytyra e nuses është pikturuar në shumë shtresa të bukura të ngjyrës. Tre rrathët e artë që simbolizojnë ciklet e jetës janë të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet rrugëve të arta që e kalojnë gjatë jetës së tyre. Rrathët e brendshëm të kuq janë simbole të pjellorisë, janë lindur pika të kuqe dhe blu, dhe e gjithë fytyra është e mbuluar prej tyre, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur.

Ja linku i revistës me fotografinë e nuses kosovare:

http://photography.nationalgeographic.com/photography/photo-of-the-day/bride-portrait-kosovo/

Comment

*