“NYPD Illyrian Society”, pjesë e pandarë e festimeve shqiptare në SHBA

Shoqatat shqiptaro–amerikane në Shtetet e Bashkuara edhe këtë vit festuan me krenari 28 Nëntorin.
Në këto aktivitete në New York, javën e kaluar, u inkuadrua edhe shoqata “NYPD Illyrian Society” e cila mori pjesë në ngritjen e flamurit shqiptar e në veprimtari të tjera për nder të festës sonë kombëtare.
“NYPD Illyrian Society” ka rreth 350 anëtarë, vetëm në New York, ndërsa në gjithë Amerikën rreth 897 anëtarë. Të gjithë ata janë kryesisht punonjës policie por kanë edhe pozita të tjera në shërbimet e sigurimit amerikan.
Ata apo prindërit e tyre janë me prejardhje nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Në ceremoninë e 28 Nëntorit javën e kaluar bashkë me shoqatat e tjera ishin të pranishëm 35 policë shqiptaro – amerikanë të NYPD (New York Police Department).

Comment

*