NYT: Biden thellon epërsinë ndaj Trumpit

New York, 24 qershor 2020 – Një sondazh i gazetës prestigjioze “The New York Times” tregon se kandidati demokrat për për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, është në epërsi me 14 për qind ndaj presidentit aktual Donald Trump.

Gazeta shkruan se Bidenit i është shtuar përkrahja nga gratë dhe nga votuesit e racave jo të bardha.

Sipas gazetës, Biden e ka fituar edhe besimin e disa votuesve trandicionalë të republikanëve që janë  larguar nga Trump, për shkak të mënyrës se si ai u përball me situatën e krijuar nga pandemia Covid 19.

Biden po përkrahet bindshëm në krahasim me Trump-in te grupet marxhinale, votuesit e racave të ndryshme, gratë dhe të rinjtë. Madje, ish zëvendës-presidenti Biden po merr akoma më shumë përkrahje se sa kishte marrë kandidatja demokrate, Hillary Clinton, në vitin 2016.

Megjithatë, ky sondazh tregon se Biden po e humb përkrahjen e burrave, të bardhëve dhe të votuesve të grupmoshës së mesme.

Kandidati demokrat, sipas këtij sondazhi, momentalisht ka 50 për qind të votuesve, ndërsa Trump i ka 36 për qind. Kjo llogaritet të jetë diferenca më e madhe në disfavor të Trumpit. Kjo është një shenjë se ai është i dyti në garën për një tjetër mandat si President i SHBA-së.

NYT shkruan se Trump i ka bërë disa përpjeke që të zgjerojë përkrahjen popullore ndaj tij përtej bazës së djathtë, përmes së cilës ai i kishte fituar zgjedhjet e kaluara me vetëm 46 për qind të votës popullore, por kishte arritur fitore modeste në Kolegjin Elektoral.

(r.m.)

One Response to “NYT: Biden thellon epërsinë ndaj Trumpit”

Read below or add a comment...

  1. Viktori says:

    Kandidati Biden per president te SH B A ve nuk me impresion aqe shume :qendrimi i tij eshte i luhatur dhe jo stabil ne disa raste ka treguar se i mungon fokusi .perkundrazi Presidentit Trump i cili qendron e kete aspekt me mire se Biden. Pa komplekse te tregojme se Presidenti Trump e gjete SHB A te ne nje gjendje te mjerueshme; ekonomikisht dhe ushtarakisht .Ja pse; Presidenti Bush hapi lufte me Irakun dhe me sukses udhehoqi luften kunder Sadam Husein dhe terrorizmit ne bote .Lufte qe akoma vazhdone. Cdo lufte eshte e kushtueshme.Koha e Obames si president amerikan karakterizohet si periudha ma e dobet e qeverisjes ne historin e SHBA ve; nuk hapi vendi te pune, nuk zhvilloje ekonomine/ s beri reforma ekonomike deshtojn si president i pare afro amerikan.Ndersa President Trump me vizion te qarte beri reforma n ekonomi, hapi vendi pune ne SHBA dhe avansoi armatimin modern ne SHBA.Mjerisht gjate kesaj periudhe te Qeverise se Presidentit Trump u perballe me nje propagande t’eger nga demokratet; ata e penguan qe te Qeverise si ne cdo shtetet normal.Inskenuan lloj genjeshtera vetem per ta demonizuar punen dhe veprimtarin e presidentit Trump. Mirefilli dihet se tere media ne ShBA dhe jashte saj e kundeshtojne dhe propagandojne haptas dhe anashkalojne dhe e shkruajne kunder Administrates Trump. SHBA sot ne udheheqjen e Presidentit Trump asht me e forte ekonomokisht ushtarakisht.Trump i ben thirrje Presidentit Putin qe te bashkepunojne si dy shtete sinqerisht dhe te mos kete armiqesi ne mes tyre.Jo pse PresidentiTrump i frigohet ruseve, por ai mire e dine se Kina eshte n ofensive dhe nje te aferme do te rrezikone gjitha shtetet fqinje po edhe Rusine. Para 30 vite babai im me beri nje pyetje interesante; Me tha Cili shtet pas 30 vjete do te behet fuqi boterore; ju pergjegja Natyrisht ShBA te dhe Rusija. Babai me tha mbaje ne mend: Kina do te behet fuqi e madhe boterore.Une personalisht adhuroj presidentin Putin per guximin dhe punen e madhe qe ben per shtetin rus nen udheheqjen e tij Rusija sot eshte e forte ekonomikisht dhe ushtarakisht : evitoi nje kaose me mencuri dhe guxim qe Rusija dalengadale fundosej kjo ishte peridha e qeverisjes se Boris Jelsinit.

    Sinqerisht i juaji
    Viktori

Comment

*