NZZ: Të gjithë pajtohen se Ivanoviqin nuk e vranë shqiptarët

Cyrih (Zvicër), 9 shkurt 2018 – Gazeta zvicerane “Neue Zuchrer Zeitung’ (NZZ) shkruan se serbët në pjesën veriore të Mitrovicës janë të bindur se politikani serb Oliver Ivanoviq nuk është vrarë nga shqiptarët.

Gazetari Andreas Ernst, në një shkrim për situatën në veri të Kosovës dhe për ndikimin politik të Beogradit, thotë se prej 16 janarit, kur u krye vrasja e Ivanoviqit, nuk ka ende asnjë informacion lidhur me vrasjen.

“Që atëherë asgjë më nuk është dëgjuar. Për aktorët e mundshëm askush nuk dëshiron të spekulojë, për këtë në pjesën veriore të Mitrovicës askush nuk dëshiron të flasë me një të huaj. Por, në një të gjithë pajtohen: Vrasjen s’e kanë bërë shqiptarët. Kjo është indikative“, shkruan Ernst, në shkrimin me titull “Sherifë të rinj për veri të Kosovës “.

Ai  shkruan se me vrasjen e Ivanoviqit është shuar “një nga zërat e fundit të pavarur të serbëve të Kosovës dhe përcjell bindjen se kjo vrasje ka pasur për qëllim “disiplinimin” e serbëve të Kosovës.

“Me vrasjen e Oliver Ivanoviq është shuar një nga zërat e fundit të pavarur serbë. Kështu po merr fund procesi që ka filluar në vitin 2013”, shkruan ai.

Viti 2013 që mendohet të jetë kthesë për serbët e Kosovës, kur serbët në veri të vendit morën pjesë në zgjedhjet lokale. (r.m.)

Comment

*