“O vendi im”, himn i protestës së opozitës në Tiranë

Tiranë, 16 mars 2019 – Protestuesit e opozitës së bashkuar në Tiranë, e kanë rrethuar në mënyrë simbolike ndërtesën e Kryeministrisë dhe kanë brohoritur duke kërkuar rrëzimin e Qeverisë dhe të Kryeministrit Edi Rama.

Në sfond të marshir dëgjohej kënga “O vendi im” e rock-grupit kosovar “Troja”, e cila është përzgjedhur nga organizatorët e protestës si kolonë zanore e saj.

Kënga “O vendi im” shpreh protestën e qytetarëve të Kosovës për shkatërrimin e vlerave të shoqërisë kosovare nga qeveritë dhe udhëheqjet e papërgjegjshme të vendit.

Vargjet e këngës:

O Vendi im

Të thërras unë me mall

A lindë për ne Dielli ma?

O Vendi im

Të thërras unë me mall

A lindë për ne Dielli ma?

Ku janë ato fusha?

Atje ku bahej buka

Lisa deri në qiell

Në vendin tim më nuk ka!

(r.m.)

 

 

Comment

*