Obama dhe Bush e nderuan Senatorin McCain, Trump nuk mori pjesë

Uashington, 1 shtator 2018 – Ish presidentët amerikanë Barack Obama dhe George W. Bush e kanë nderuar të shtunën senatorin amerikan John McCain, në Katedralën e Uashingtonit.

Para se të vendosej në Katedrale, familja e Senatorit kishte kërkuar që arkivoli me trupin e heroit të luftës të ndalonte te Memoriali i Veteranëve të Vietnamit, për të nderuar ata që kanë vdekuq në luftën e atjeshme.

Obama dhe Bush, njëri demokrat dhe tjetri republikan, janë shoqëruar nga liderë të SHBA-së, zyrtarë të periudhës së Vietnamit, për të nderuar ish të burgosurin e luftës, John McXain, i cili vdiq më 25 gusht nga sëmundja e kancerit.

Presidenti Donald Trump nuk ka marrë pjesë në ceremoni, ndërsa anëtarë të administratës së tij, përfshirë vajzën e tij Ivanka, kanë qenë të pranishëm.

Familjarët e Senatorit McCain kishin bërë të qartë se Trump nuk ishte i mirëseardhur në ceremonitë e nderimit, në Arizonë dhe në Uashington.

(REL)

Comment

*