OBSH: Koronavirusi po shkakton probleme në shëndetin mendor

Gjenevë, 14 maj 2020 – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit është duke shkaktuar probleme të mëdha në shëndetin mendor, sidomos në vendet ku ka mungesë të investimeve në kujdesin ndaj shëndetit mendor.

OBSH-ja ka thënë se qeveritë duhet ta përfshijnë këtë fushë si pjesë të reagmit të tyre të përgjithshëm ndaj pandemisë, raporton REL.

OBSH ka paralajmëruar gjithashtu se koronavirusi “mund të mos zhduket kurrë”.

Drejtori për Emergjenca në OBSH, Mike Ryan, në një konferencë për media, të mërkurën, ka bërë paralajmërime dhe jo parashikime se kur mund të zhduket virusi.

Ai ka thënë se edhe nëse gjendet vaksina, kontrollimi i virusit do të kërkojë “përpjekje masive”. (r.m.)

 

Comment

*