OBSH: Vaksinimi nuk siguron zhdukjen e virusit

Nju Jork, 30 nëntor 2020 – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përsëritur disa herë se i ashtuquajturi imunitet i tufës mund të bëhet me vaksinimin e 70 për qind të popullsisë.

Sipas OBSH-së, përhapja e virusit do të frenohet vetëm kur të arrihet një shifër e tillë e vaksinimi.

Megjithatë, zhdukja e virusit kërkon kohë më të gjatë.

“Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj, se askush nuk mund të premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë nuk mësojmë më shumë për të”, tha koordinatori OBSH Mike Ryan, transmeton DW.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri sërish thirrje  vendeve të pasura që ta vështrojnë vaksinimin si një të mirë globale.

“Vetëm nëse vihen në dispozicion fonde të mjaftueshme për shpërndarjen e drejtë të virusit, mund të luftohet me efekt pandemia”, tha Ghebreyesus.

(r.m.)

Comment

*