OEAK: Kriza politike pengon investimet e huaja në Kosovë

Prishtinë, 7 maj 2020 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) vlerësoi se kriza politike ka ndikim negativ në tërheqjen e investimeve të brendshme dhe investimeve të huaja.

Ajo u bëri thirrje liderëve të institucioneve shtetërore dhe të partive politike të Kosovës që të përmbahen nga diskursi përçarës politik dhe të angazhohen për stabilitet politik.

“Stabiliteti politik është kyç për nxitjen e investimeve të brendshme dhe për tërheqjen e investimeve të huaja. Në këtë aspekt, Oda Amerikane shpreh shqetësimin e saj lidhur me diskursin përplasës gjithnjë e në rritje ndërmjet akterëve politikë në Kosovë, në një kohë kur vendi duhet të demonstrojë stabilitet jo vetëm për të avancuar agjendën zhvillimore, por edhe për të menaxhuar situatën e krijuar pas shpërthimit të pandemisë COVID19”, thuhet në një deklartë të këtij asociacioni

Oda Amerikane thekson se çfarëdo akti i dhunës do ta përkeqësonte edhe më shumë  imazhin edhe ashtu jo të mirë të Kosovës para investitorëve të huaj, të cilët shihen si një factor shumë I rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. (r.m.)

Comment

*