OEAK: Pengesat në tregtinë e lirë cenojnë zhvillimin ekonomik

Prishtinë,25 janar 2019 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) vlerëson se pengesat në tregtinë rajonale i vështirësojnë operacionet e bizneseve amerikane në rajon dhe e bëjnë Kosovën më pak atraktive për investitorët amerikanë dhe për të huaj të tjerë.

Në një komunikatë për media, OEAK-u thekson se çfarëdo pengese në lëvizjen e lirë të mallrave, mund të cenojë prospektet e rritjes ekonomike dhe nxitjes së investimeve në Kosovë.

“Në pajtim me misionin e saj të mbështetjes së zhvillimit të raporteve reciproke ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, Oda Amerikane beson se pengesat në tregtinë rajonale vështirësojnë operacionet e bizneseve amerikane në rajon, si dhe e bëjnë Kosovën më pak atraktive për investitorët amerikanë dhe të huaj”, thuhet në komunikatë.

OEAK kujton se investitorët amerikanë investojnë në shtete që mundësojnë qasje të papenguar në tregje më të mëdha.

Ajo thekson se sigurimi i tregtisë së lirë krijon kushte për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. (r.m.)

Comment

*