OEK i ka 22 rekomandime për pakon e re fiskale

Prishtinë, 18 prill 2017 – Kryetari i Odԥs Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, të martën, në një konferencë për media, ka paraqitur 22 rekomandime lidhur me pakon e re fiskale.

Këto rekomandime, të cilat janë formuluar së bashku me bizneset, në fund të muajit, do t’i dorëzohen Qeverisë së Kosovës.

Gërxhaliu, ndër të tjera, ka theksuar nevojën për zbatimit e Ligjit për “Trepçën” dhe hartimi i strategjisë për zhvillimin e këtij komunati.

“Do të kemi dhe disa takime dhe dua të besoj që kjo pako në fund të muajit do të jetë e kompletuar për t’u dërguar në qeveri që të miratohet sa më shpejt. Kemi dhe disa brenga që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për ‘Trepçën’. Por, çka pas miratimit të ligjit? Ehe më tutje ‘Trepça’ mbetet në mëshirën e kohës. Edhe më tutje ‘Trepça’ mbetet në fatin e menaxhmentit dhe të minatorëve. ‘Trepça’ duhet të jetë prioritet. ‘Trepça’ është resurs që meriton përkushtim. Duhet implementim i Ligjit që nga ‘Trepça’ të nxirret ajo çka është më e levërdishme”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka thënë se kjo pako fiskale do të gjenerojë rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. (r.m.)

Comment

*