OEK vlerëson se Buxheti i vitit 2018 i inkurajon bizneset

Prishtinë, 1 nëntor 2017 – Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), përmes një komunikate për media, shpreh vlerësime të larta ndaj qasjes së Ministrisë së Financave ndaj sektorit privat të ekonomisë, shtresave sociale, shëndetësisë e arsimit, gjatë hartimit të projektit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2018.

Oek vlerëson se rishikimi i Buxhetit 2017 dhe aprovimi i Buxhetit për vitin 2018 “jo vetëm që e ka trimëruar biznesin vendor, por ka motivuar edhe investitorët e huaj me seriozitetin e treguar të Qeverisë së Kosovës”.

OEK thotë se vlerëson lart sidomos adresimin e kërkesave të shtruara nga komuniteti i biznesit.

“Kërkesa e parë e jona ka të bëjë me sundimin e rendit dhe ligjit, ku në shumë studime tona është paraqitur si problem për ambientin biznesor në Kosovë. Me buxhetin e vitit 2018 kjo është adresuar duke rritur buxhetin në këtë kategori në 246 milion euro për herë të parë në Kosovë. Kjo tregon seriozitetin dhe përkushtimin institucional të vendit tonë, jo vetem në mbrotje të së drejtës por edhe në motivimin e investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë, duke përmirësuar përcepcionin dhe imazhin e krijuar për ne”, thuhet në komunikatën e OEK.

OEK shpreh kënaqësinë për rritjen e buxhetit për arsimin për 22 për qind, për rritjen e buxhetit për investime kapitale në infrastrukturë dhe konkurrueshmërisë për mbi 32 për qind, krahasuar me buxhetin 2017.

OEK vlerëson se kjo dëshmon se Buxheti i vitit 2018 “është buxhet shpresëdhënës për zhvillim ekonomik”.

Ky asociacion i bizneseve të Kosovës vlerëson gjithashtu vendimet e fundit të qeverisë për lirim nga tatimi doganor për lëndë të parë, për gjysmëprodukte, për linja të prodhimit dhe për paisje të IT-së, si edhe lirim nga akciza për mazut, naftë, gas e energjente tjera që përdooren për sektorin prodhues të Kosovës.

Këto masa cilësohen si “orientim institucional drejt mbështetjes së sektorit privat e në veçanti rritjen e volumit prodhues dhe brendimin e produkteve Made in Kosova”. (r.m.

Comment

*