Oficeri i FSK-së shpallet oficeri më i mirë i huaj në SHBA

Prishtinë, 19 maj 2017 – Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Mentor Ibrahimi, pjesëtar i Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, u shpall oficeri më i mirë ndërkombëtar në kursin “Kapiten karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kapiten Ibrahimi, që nga shtatori i vitit 2016 e deri më 18 maj 2017, ka marrë pjesë në kursin “Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjenerata 17-1, dhe prej të gjithë oficerëve nga shtetet e ndryshme, u shpall më i miri.

Gjatë shkollimit të tij në Kursin e Karrierës për Kapiten të Këmbësorisë në Qendrën e Ekselencës (Maneuver Center of Excellence) në Fort Benning të SHBA-ve, Kapiten Ibrahimi ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në fushat, si: Procesi i Vendimmarrjes Ushtarake, Terminologjia dhe Grafika Ushtarake dhe në Doktrinën Amerikane në përgjithësi.

Pas përfundimit të kursit “Kapiten Karriere”, kapiteni Mentor Ibrahimi shpallet studenti më i mirë ndërkombëtar. Komandanti i kursit, gjeneral majori Eric Wesley, në shenjë mirënjohjeje për arritje të jashtëzakonshme, ia dhuroi Ibrahimkit librin me tema nga jeta ushtarake “Fjalë për luftëtarët”. (r.m.)

Kush duhet te fitoje zgjedhjet ne Kosove?

  • Vetëvendosje (43%)
  • LDK-AKR-Alternativa (39%)
  • PDK-AAK-Nisma (13%)
  • Dikush tjetër (5%)

Loading ... Loading ...

Comment

*