OKB për Katalonjën: Të gjendet zgjidhje në kuadër të Kushtetutës së Spanjës

Nju Jork, 28 tetor 2017 – Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) bëri thirrje që për çështjen e Katalonjës “të gjendet një zgjidhje në kuadër të kushtetutës së Spanjës”.

Zëdhënësi në OKB-së, Farhan Ha, duke e komentuar shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, e cila konsiderohet e njëanshme, ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së “i inkurajon palët që të kërkojnë zgjidhje në kuadër të Kushtetutës së Spanjës, duke i përdorur mjetet  ligjore”.

Parlamenti i krahinës autonome të Katalonjës, në lindje të Spanjës,  të premten e shpalli pavarësinë nga Spanja.

Madridi reagoi enjëherë pas këtij akti, duke pezulluar Parlamentin dhe Qeverinë e Katalonjës dhe duke shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme. (r.m.)

Comment

*