Olsian Çela u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm me 101 vota pro

Detyrën e Kryeprokurorit të përkohshëm e mbante prej 18 dhjetorit 2017 Arta Marku

Denion Ndrenika

Olsian Çela u betua si Prokuror i ri i Përgjithshëm i Shqipërisë me mandat 7-vjeçar. Zoti Çela mori 101 vota të deputetëve në seancën plenare që përfundoi përpara pak minutash. Pas votimit rreth orës 15 e 30 zoti Çela tha se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Detyrën e Kryeprokurorit të përkohshëm e mbante prej dhjetorit 2017 Arta Marku.

Kuvendi në Tiranë zgjodhi Olsian Çelën si Prokuror të ri të Përgjithshëm të Shqipërisë. 101 deputetët votuan për kandidaturën e kryeprokurorit Olsian Çela, dy ishin kundër dhe 10 abstenuan. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është 7-vjeçar.

Prokurorja e Përgjithshme me mandat të përkohshëm Arta Marku u mbështet nga vetëm 11 deputetë, 22 deputetë ishin kundër, 78 abstenuan dhe dy nuk morën pjesë në proces. Zonja Marku u votua në 18 dhjetor të vitit 2017.

Kandidatja Fatjona Memçaj mori 8 vota, 16 ishin kundër, 87 abstenim dhe 3 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Votimi në Kuvend rreth orës 15 e 30 këtë të enjte respektoi renditjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përkatësisht Çela, Marku dhe Memçaj. Kryeprokurori i ri Olsian Çela u betua përpara deputetëve me formlën e leexuar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi:

“Do të qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”.

“Betohem”!

Ndërkaq, brenda datës 17 dhjetor pritet krijimi i “SPAK”-ut, Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe gara është shpallur për drejtuesin mes 8 prokurorëve.

nga balkanweb:

Kuvendi ka zgjedhur sot Kryeprokurorin e ri të Përgjithshëm. Me 101 vota pro, është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme Oslian Çela.

Kundër Çelës kanë votuar vetëm 2 deputetë, ndërsa 10 të tjerë kanë abstenuar. Menjëherë pas votimit të deputetëve, Çela ka bërë betimin në foltoren e Kuvendit, duke marrë zyrtarisht detyrën.

1575555659 Screenshot1

Ndërkoh, dy kandidatet e tjera, kryeprokurorja aktuale, Arta Marku, dhe Fatjona Memçaj kanë arritur të sigurojnë shumë pak vota krahasuar me Çelën. Përkatësisht, Marku ka marrë 11 vota pro, 22 kundër dhe 78 abstenim, ndërsa Memçaj ka siguruar 8 vota pro, 16 kundër dhe 87 abstenim, 3 nuk kanë votuar.

Kujtojmë se Olsian Çela ishte i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi arriti të sigurojë më shumë pikë, gjatë procesit të intervistimit. Pas tij, KLP renditi Arta Markun, ndërsa e fundit në listë ishte Fatjona Memçaj.

Comment

*