“Be the One” e Dua Lipës në Top dhjetëshen e këngëve më të dëgjuara në BBC (Foto)

 

Këngëtarja Dua Lipa është padiskutim një nga këngëtaret e reja më të suksesshme në tregun ndërkombëtar.

Deri më tani ajo ka publikuar disa projekte, të cilat janë cilësuar si shumë të suksesshme, dhe kanë marrë miliona klikime në YouTube.

Nuk ka kaluar shumë dhe këngët e saj zunë vend nëpër top listat prestigjoze botërore, dhe aplikacionet e njohur si Shazam dhe shumë të tjera

Së fundmi, kënga e saj “Be the One” është pozicionuar si një ndër këngët më të dëgjuara në “Radio BBC”, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, kjo këngë ka qëndruar për plot pesë javë në këtë top listë, teksa arriti suksesin duke u pozicionuar në vendin e 10-të.

Ndërsa në vendin e nëntë të kë saj top liste është pozicionuar kolona zanore e filmit “Fifty Shades Darker”, kënga “I don’t wanna live forever” e kënduar nga Zayn dhe Taylor Swift.

Comment

*